Suksesi turk në luftën e Ukrainës

Postuar në 31 Maj, 2022 16:52

Në aspektin, ushtarak, kriza e Ukrainës ka riafirmuar vlerën e dronit turk, “Bayraktar”, duke hapur kështu parantezën e një ere të re në aktorët që e përcaktojnë atë. Droni në fjalë nuk është një alternativë e lirë për forcat ukrainase, përkundrejt sistemeve të fuqive kryesore, ai po shndërrohet në kallashnikovin e ri, për nga masiviteti i përdorimit dhe vlera e tij luftarake.

Droni “Bayraktar” ka  tërhequr vëmendjen e presidentit rus, Vladimir Putin dhe Ministria ruse e Mbrojtjes e ka përmendur atë të paktën 45 herë në publik që nga 24 shkurti…TB2 ka qenë një faktor i tillë në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe Nagorno-Karabakh si dhe në Ukrainë, aqë tani qëndron në krye të listës së eksporteve turke

shkruan agjencia “Reuters”.

Historia e kësaj njësie teknologjike është paradoksale: ushtria turke u detyrua të gjente rrugë për prodhimin e mjeteve pa pilot pas një embargoje nga SHBA. Kompania “Baykar” që e prodhon variantin TB2 drejtohet nga dhëndrri i presidentit Erdogan, që po luan në këtë krizë në mënyrën tipike të një vendi që e përcakton pozicionin gjeopolitik mbi prizëm të dyfishtë.

Suksesi i dronit është i provuar tashmë në disa konflikte konvencionale dhe ka detyruar disa ushtri kryesore të shohin se një ndër njësitë kryesore të luftës, Tanku, të zhvlerësohet sidomos në operacione mësymjeje.

Comments

Submitted by Ahmet (not verified) on

Jane disa prodhues te droneve, te cilat deri tanikane qene ekskluzivitet i nje klubi te vogel te kryesuar nga Shba, Kina dhe Izraeli. Megjithese turqia hyri vone ne kete rruge, kryesisht e nxitur nga embargoja amerikane, ajo pati nje sukses te dukshem fillimisht ne Siri. Me vone ne Libi ku ndryshoi me 180 grade fatin e luftes dhe pritshmerite e fuqive te medha te perfshira si Franca e Rusia te mbeshtetura nga financime Arabe. Mbeshtetja ushtarake turke ne Azerbaixhan, kryesisht ne drone, nihilizoi mbrojtjen Armene te cilet u detyruan te leshojne territoret e zena pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik dhe te nenshkruajne paqen me dorezenes Rusine. E fundit ne rrugen sukseseve eshte lufta ne ukrahine. Ruset thone qe kane rrezuar me shume se ukrainasit zyrtarisht kane blere. Ukrainasit thone qe kane aktive gati aq sa kane blere. Fakt I provuar eshte qe ukrahinasit I kendojne kenge, kurse analistet ushtarake ervopiane ua atribon droneve turq nje pjese te madhe te disfates ruse.
Dy jane problemet e medha qe u happen pas suksesit te ketij droni te lire ne cmim e shume efektiv.
I pari eshte se po ndryshon strategjine luftarake e po nxjerr jashte loje tanket.
I dyti, dhe me I rendesishmi eshte se po ve ne dyshim efikasitetin e embargos si koncept. Nese nuk do ishte embargoja amerikane turqit sot do kishin kepucet prodhim turk, uniformat e pambukut po ashtu dhe dronet amerikane dhe do merrnin leje para se ti conin ne fluturim.
Sot turqit prodhojne dhe shesin drone e korveta, nendetese e rraketa qe thuhet se jane rivalet e po atyre zhurmemedhajave S400.
Ne saje te ketyre sanksioneve Turqia kalo per 15 vjet nga 20-25% autosuficent ne fushen ushtarake ne 75-80%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.