Operacioni special dështoi. Të shpallet lufta e plotë

Postuar në 26 Maj, 2022 17:37

Një trupë e veteraëve të ushtrisë ruse i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që të shpallë luftë ndaj Ukrainës. Asambleja e Oficerëve Gjithëarmësh Rusë ka dërguar një letër më 19 maj, përmes së cilës vë në dukje se “operacioni special në Ukrainë dështoi” në arritjen e objektivave të vet. Në këtë kuadër, asambleja bën thirrje që presidenti rus të ndryshojë publikisht objektin e invazionit nga “denazifikimi” në luftë për ekzistencën e Rusisë dhe vendit të saj në rendin global.

Sipas këtij grupi, operacioni special ka dështuar qartazi dhe se Rusia duhet të përgatitet për një luftë tërësore të përgjakshme.

Kritikat në mediat apo blogjet ruse pranë qeverisë dhe Kremlinit kanë marrë hov pas dështimit spektakolar të ushtrisë ruse në kalimin e lumit Siversky Donets ku raportohet se gjetën vdekjen apo u plagosën 400 ushtarë rusë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.