Presion Serbisë: Duhet të zgjidhni! Ish-ministri Jovanoviç: Serbia, pjesë e aleancave ushtarake vetëm në kohë lufte
Serbia po shantazhohet hapur për të mbajtur një qëndrim të qartë ndaj Rusisë për Ukrainën. Sipas mediave serbe që referojnë një takim të presidentit Aleksander Vuçiç me ambasadorin amerikan në Serbi Christopher Hill, pala amerikane ka bërë të qartë se politika e balancimit nga Beogradi nuk do të tolerohet më. "B92" raporton se Hill ka bërë të qartë se nëse Beogradi nuk i jep duart Moskës, duhet të përgatitet për ndërprerje fondesh, por edhe për sulme në Kosovë dhe Republikën Srpska. Media në fjalë e quan qëndrimin e Hill si në tejkalim të statusit diplomatik, në të njëjtën ditë me mesazhin e urimit të Biden për zgjedhjen e Vuçiç në detyrë, në të cilin SHBA kujtonte se “priste që Serbia të bëhej pjesë e aleancës për mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e luftës brutale që vetë Rusia zgjodhi”.
Biseda ishte e mirë, korrekte dhe hapur, nuk kishte supriza. E di se çfarë mendojnë amerikanët, ata e dinë se çfarë mendoj unë. Kjo dihet. Po shohim si ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Nuk është e lehtë për vendet perëndimore sot që të shpjegojnë dallimin mes sulmeve në Ukrainë dhe pavarësisë së paligjshme të Kosovës, kështu që presioni do të rritet për të treguar se ky nuk është rasti dhe sigurisht edhe kërkesa për anëtarësim në KE është presion ndaj nesh…Jam përherë i gatshëm të bisedoj dhe për kompromis, por nuk do të bie dakord me goditjet kokës dhe kërkesat e çmendura
citohet Vuçiç.
Takimi është diskutuar në Serbi nga qarqet diplomatike serbe që në këtë mënyrë kanë prezantuar faktin publik se diplomacia e ekuilibrit nuk ka më kontesktin ndërkombëtar.
Që nga koha e doktrinës së Brezhnjevit, parimi “kush nuk është me mua, është kundër meje”, është riaktivizuar në Uashington. SHBA po i bën presion kujtdo, po detyron shtetet të bëjnë diçka kundër interesave të tyre. Prirja është që na vënë në grindje me Rusinë dhe Kinën me çdo mjet…Ne kemi patur në të shkuarën raste kur i jemi kundërvënë Rusisë kur është përpjekur të ndërhyrjë. Jemi kundërvënë edhe me vende të tjera. Është shumë e rëndësishme që nuk kemi vendosur asnjëherë të jemi pjesë e një aleance ushatarake në kohë paqeje, por vetëm në luftë
është shprehur ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviç.
Presioni amerikan vjen ndërkohë që Serbia pret të negociojë me Rusinë për çështje të gazit dhe sipas kryeministres Brnabiç, Beogradi nuk ka qenë tërësisht neutral, por ka mbajtur qëndrime që vijnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Po kështu, Hill ka mbshtetur nismën “Ballkani i Hapur”, diçka që në parim i jep Serbisë një dritare për të marrë frymë në kontesktin e një ofensive diplomatike ndaj saj.
Add new comment