Gazprom ndërpret furnizimin me gaz të Finlandës: Nuk pagoi në rubla

Postuar në 21 Maj, 2022 14:40

Gjigandi rus i gazit,  Gazprom, ka ndërprerë furnizimin me gaz të Finlandës. Sipas agjencisë ruse, Tass, vendimi është marrë pasi kompania finlandeze, Gasum, nuk ka bërë pagesat në rubla për furnizimet e mëparëshme.

Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz ndaj Gasum, për shkak të mospagesës së kësaj të fundit në rubla

thuhet në deklaratë.  

Kompania ruse ka deklaruar se ka furnizuar Finlandën me 1.49 m3 gaz në vitin 2021 që përbën 67% të vëllimit të plotë të gazit natyror për këtë vend. Kërkesa për kryerjen e pagesës në rubla vjen në zbatim të një dekreti të presidentit rus dhe aktualisht e ka shndërruar në një formë presioni furnizmin me gaz natyror të Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.