Teza se Hitleri ishte me origjinë hebreje
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov shkaktoi zemërim kur deklaroi se “Hitleri kishe gjak çifut”. Duke folur në televizionin Italian, ai tha se presidenti ukrainas Volodymy Zelenskiy: “Edhe çfarë nëse Zelenskiy është hebre? Ky fakt nuk mohon praninë e elementëve në Ukrainë. Besoj se Hitleri kishte po ashtu gjak hebre. Nuk do të tjotë asbolutisht asgjë. Hebrejtë e mençur kanë thënë se antisemitët më të ashpër janë zakonisht hebrej. Çdo familje ka delen e zezë, siç themi”.
Nuk ka prova historike për trashjëgiminë e supozuar hebreje të Hitlerit, por teoritë konspirative që u shfaqën para LIIB janë rishfaqur me raste këtë shekull. Këto teori në përgjithësi marrin shkas nga fakti se babai i Hitlerit kishte lindur jashtë linjës martesore dhe se ne nuk e dimë kush ishte gjyshi i tij. Kafenetë e Munihut në vitet ’20 të shekullit të kaluar gëlonin nga thashethemet se gjyshi i Hitlerit ishte hebre. Në vitet ’30 këto hamendësime morën më shumë forcë për shkak se gazetat kërkonin histori sensacionale pas ardhjes në pushtet të Nazistëve në vitin 1933. Në qendër të këtyre thashethemeve ishte një supozim se origjina e emrit “Hitler” ishte hebreje dhe se njkë familje hebreje me këtë mbiemër jetonte në kryeqytetin rumun, Bukuresht.
Sipas një teorie tjetër, babai i Hitlerit kishte lindur ri rezultat i një marrëdhënieje seksuale mes një anëtari të degës vjeneze të familjes Rothschild dhe një shërbyeseje jo hebreje. Megjithatë, debate për origjinën e supozuar hebreje të Hitlerit nisën realisht fundin e LIIB. Një nga protagonistët e përhapjes së kësaj teorie ishte krimineli i luftës, Hans Frank, që kishte drejtuar qeverinë e përgjithshme në Poloninë e pushtuar. Në kujtimet e tij, publikuar pas ekzekutimit të tij në tetor 1946, ai shpallte se në fundin e viteve ’30, Hitleri i kishte treguar atij një letër nga një nip që e kërcënonte se do zbulonte se Fyhreri kishte gjak hebre. Frank po ashtu thoshte se nën urdhërat e Hitlerit, ai kishte nisur kërkimin e rrënjëve të familjes së tij dhe kishte gjetur se gjyshja e tij nga babai, Maria Anna Schicklgruber, kishte lindur një fëmijë teksa punonte si kuzhiniere në shtëpinë Frankebergers, një familje hebreje nga qyteti austriak Graz. Sipas kësaj teorie, fëmija ishte babai i Adolf Hitlerit, Alois.
Nënkuptimi ishte se një anëtar i familjes Frankenberger kishte lënë shtatzanë gjyshen e Hitlerit dhe se familja hebreje pagoi për rritjen e tij deri në moshën 14 vjeç. Frank shpallte se letrat e shkëmbyera mes gjyshes së Hitlerit dhe familjes Frankenberger ofrojnë prova për këtë. Ai po ashtu deklaronte se Hitleri i kishte thënë se kishte dëgjuar si nga gjyshja, ashtu edhe nga babai i tij se gjyshi i tij nuk kshte një hebre nga Graz. Hitleri, thoshte ai, i kishet thënë se për shkaks e gjyshja e tij dhe burri i saj i ardhshëm ishin të varfër, ata bindën hebreun se ai ishte babai i fëmijës në mënurë që të financonte rritjen e tij. Problemi me këtë dëshmi është gjyshja e Hitleri vdiq përpara sesa ai të lindte, kështu që ai nuk kiste sesi ta dëgjonte një gjë të tillë.
Historianët thonë se e gjithë historia në fjalë është alogjike qëkurse hebrejtë e Grazit u dëbuan nga qytet në shekullin e 15-të dhe u rikthyen vetëm rreth 1860-s – më shumë se dy dekada pasi lindi babai i Hiterit. Me fjalë të tjera, në kohën kur burri hebre nga Graz supozohej se kishte lënë shtatzanë gjyshen e Hitlerit, nuk kishte hebrej në Graz. Megjithatë në vitin 2019, psikologu hebre, dr. Leonard Sax shprehej se ai kishte informacione që binin ndesh me këtë gjë dhe se një pjesë e vogël e komunitetit hebre ishte në qytet përpara kësaj periudhe.
Megjithatë, edhe nëse kjo është e vërtetë, nuk ka prova që një familje hebreje me mbiemrin Frankenberger jetonte në qytet. Një familje me emër të ngjashëm, Frankenfurter, jetonte në Graz, por nuk ishte hebreje. Më tej akoma, nuk ka prova se gjyshja e Hitlerit ka qenë ndonjëherë në Graz dhe nuk ka dokumentacion që e lidhin atë me një familje me mbiemër të tillë. As nuk ka prova se nipi i Hitlerit u përpoq ta shantazhonte atë apo se kërcënoi të zbulonte "rrënjët e tij hebreje”.
Ndaj, kush ishte gjyshi i vërtetë i Hitlerit dhe kush e la shtatzanë gjyshen e tij? Kjo është një pyetje pa përgjigje. Babai i tij Alois u lind në vitin 1837, si djali ilegjitim i Maria Anna Schicklgruber, që ishte 42 vjeçe në atë kohë. Emri i babait u la bosh në dokumentet e pagëzimit. Pesë vjet më vonë, gjyshja e tij u martua me një burrë me emrin Johann Georg Hiedler. Gjyshja e Hitlerit vdiq më 1847 dhe duket se ajo e mori me vete në varr përgjigjen se kush ishte babai i Adolf Hitlerit. Alois Hitler u adoptua nga vëllai i Johann-it, Johann Nepomuk Hiedler. Në vitin 1876 kur ai ishte 39 vjeç, ai e ndryshoi emrin e familjes dhe adoptoi mbiemrin Hitler, që ishte i ngjashëm me atë të burrit të gjyshes së tij, Hiedler. Ai po ashtu falsifikoi dokumentet që të mund të regjistrohej si djali i ligjshëm i Hiedlerit.
Janë bërë deklarime të ndryshme përgjatë viteve se Hitleri kishte gjak hebre. Mes të tjerave, është raportuar se mbështetësit nazistë shpallnin se Hitleri ishte hebre si një përpjekje për të dhënë shpjegime për humbjen e tyre në Luftën e Dytë Botërore. Të tjera raportime shpallnin se persekutimi i hebrejve nga Hitleri ishte rezultat i ndjenjave të tij të turpit për ogjinën e tij të pjesshme hebreje. Vija ndarëse megjithatë është se nuk ka prova historike për të gjitha këto.
Burimi: Forward
Add new comment