Ingels del edhe në Oceanix Busan, qyteti i parë autonom detar
Korea e Jugut ka nisur ndërtimin e të parit qytet lundrues autonom në botë. I quajtur Oceanix Busan, projekti parashikon shtrirje në një hapësirë prej 15.5 akrash(6.3 ha) për 12 mijë njerëz me infrastrukturë të plotë urbane. Apartamente, tregej, zyra, parqe, impiante të energjisë së gjelbër dhe ferma hidroponike(pa nevojën e tokës). Projekti po ashtu parashikon që të gjenerojë 100% të energjisë që ka nevojë dhe nevojave për ujë. Oceanxix Busan përfaqëson të parën përpjekje për të ngritur një qytet të tërë nga zero. Projekti drejtohet nga kompania teknologjike, Oceanix, programi i OKB-së, UN Habitat dhe bashkia e Busanit në bashkëpunim me studiot BIG të Bjarke Ingels dhe firmës koreanojugore, SAMOO.
Imagjinoni një masterplan që kanalizon rrjedhën e energjisë, ujit, ushqimit dhe mbetjeve dhe krijon këtë lloj pike referimi për një metropol detar
është shprehur Ingels, i njohur në Shqipëri për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.
Në një diskutim të vitit 2019, Ingels e përshkroi idenë e një ekosistemi njerëzor që sipas tij do të përmbushte synimet e zhvillimit të qëndrueshëm të vënë nga OKB. Këto synime diktojnë p.sh edhe mënyra apo kritere të reja menaxhimi : sa më shumë mbetje krijon një shtëpi, aq më shumë rritet fatura. Po kështu, planet në fjalë parashikojnë që të mos ketë rrugë duke sugjeruar që biçikleta dhe ecja të jenë format kryesore të transportit.
Add new comment