Një presidencë e mërzitshme
Thuhet se Edi Rama ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me ish-presidentin amerikan Barack Obama. Ne mund të shtojmë duke besuar se “ku ka zë nuk është pa gjë” se Edi Rama me siguri i ka harruar këto para. Përtej kësaj, lajmi i mirë për marrëzi të inferioritetit është se Shtëpia e Bardhë nuk ka më atë interes që kishte dikur. Në fund të fundit, me filozofinë e relativizimit që SHBA aplikon prej dekadash, kur p.sh e Lufton qenërisht korrupsionin me të korruptuar si qenër(qeni ka këtu vlerë metafarike dhe asgjë të ngjashme karakterialisht me të akuzuarit), do vinte edhe vetë relativizimi I autoritetit të saj.
Kjo duket te rëndësia e humbur e lajmeve nga Shtëpia e Bardhë. “Politico” shkruan se roli i korrepondentit në presidencën amerikane, dikur maja e gazetarisë politike, sot është shndërruar në një gjë të mërzitshme e pa kuptim. Jo se mungojnë lajmet, zhvillimet, deklarimet apo substanca. Thjesht presidenca është neutralizuar në kuptimin e vëmendjes pse aty qëndron dikush që e ka emrin Joe Biden. Në mënyrë tallëse, “Politico” e quan këtë mërzi pa kufi, si një premtim të përmbushur të Biden.
Teksa garonte për president kundër Donald Trump – presidenti më teatral, më vanitoz, injorant dhe përhapës paniku në historinë tonë – ai u betua se do t’i bënte sërish të mërzitshme lajmet nga Uashingtoni. Mirë pra, mision i kryer zotëri
shkruan gazeta.
Duke cituar gazetarë të ndryshëm, media në fjalë vë në dukje se puna në Shtëpinë e Bardhë është më pak shpërblyese sepse “nuk po shpëtohet më demokracia”.
Ikën ditët e tuiteve nga të cilët dridheshin zyrat e lajmeve, lamtumirë të premtes së lajmeve alarmuese që çonin në ndryshim plani editorial…Lamtumirë buxheteve masive të TV-ve për Shtëpinë e Bardhë….
Një ilustrim grotesk: një biografi e publikuar së fundmi për Jill Biden nga dy gazetarë të njohur të Associated Press shiti vetëm 250 kopje në javën e parë.
E gjitha me faktin se gazetaria politike sidomos me Trump nuk arriti të ndahej dot nga natyra sensacionale për shkak të sjelljes së ish-presidentit. Më shumë sesa informimin, publiku tërhiqej nga replikat në konferenca shtypi që sollën për pasojë paradoksin se “kundërshtarët kryesorë të Trump në sallën e konferencave për shtyp ishin ata që përfituan më shumë nga vëmendja e tij”.
Më tej akoma, ka një përvojë të gazetarëve që kanë bërë këtë punë sipas të cilëve reporterët që priren të kenë sukses janë reflektime të presidentëve që mbulojnë. Kjo sepse çdo president ka dekada histori me mediat dhe një stil individual që favorizon disa lloj personalitetesh. Me Biden është e vështirë mesa duket pse pa u shtyrë në fyerje, është një president pa personalitet publik pasi ngjan më shumë me një administrator të cilit nuk i ngjit autoriteti.
Nuk është se nuk ka përpjekje, reporterët janë aty përditë për të marrë çdo gjë nga Shtëpia e Bardhë e Biden. Aty është e mërzitshme, nuk është si ka qenë
citon “Politico” një drejtues mediash.
Kush do donte atëherë një foto me Biden? Sa do vlente një e tillë për konsum politik?
Comments
Eshte per te ardhur keq qe ju
Eshte per te ardhur keq qe ju heronjve nuk po u gjendet vend ne teatrin sipas jush absurd te politikes boterore. Ne kuptimin ekonomik, politik, perspektiv dhe ne te gjitha kuptimet me vlere qe perfaqeson fjala merzi ne qeverisje, nuk do te kishte asnje peshe ne jeten e njerezve. Dhe Biden eshte thirrur ne kauze vetem per te qeverisjr. Te tjerat jane per blog.
Add new comment