Kremlini: Një moment kyç për njerëzimin. Ose do të jetojmë si do SHBA, ose sipas Kartës së OKB-së

Postuar në 27 Prill, 2022 11:26

Mininstri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, e ka cilësuar si krucial për njerëzimin momentin e tanishëm historik. Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Orgamizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Lavrov ka vënë në dukje se negociatat me Ukrainën nuk mund të kenë sukses përderisa perëndimi vijon të armatosë këtë vend.

Unë besoj se ky lloj diskutimi nuk mund të shtyhet. Ne kemi mbërritur në një moment të së vërtetës në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare: ose do të pranojmë se një shtet dhe satelitët e tij vendosin sesi do të jetojë njerëzimi, ose njerëzimi do të jetojë në bazë të kartës së OKB-së. Kjo është në fakt një zgjedhje shumë e thjeshtë

është shprehur ai.

Qëndrimi pason konferencën ndërkombëtare të organizuar nga SHBA me 40 shtete të tjera, ku u koordinuar furnizimi me armë i Ukrainës,.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.