Elon Musk, pronari i ri i Twitter
Elon Musk ka marrë në kontroll Twitter. Pas lajmeve të para se Këshilli Administrativ kishte refuzuar ofertën e sipërmarrësit amerikan, mediat raportojnë se tashmë çdo gjë ka ndryshuar. Rrjeti social ka njoftuar se ka pranuar ofertën e miliarderit.
44 miliardë dollarë është oferta e Musk i cili ne fundjavë u ka detajuar planin e vet aksionerëve të tjerë. Çmimi i një aksioni ishte 54.20 dollarë, ndërkohë që në bursë aksionet u rritën me 6%.
Musk ka siguruar se fjala e lirë do të jetë parimi i rrjetit social që kalon në duart e njeriut më të pasur në botë, diçka kjo që nuk shihet si lajm i mirë për demokracinë.
Comments
Keshtu si po shkojne gjerat
Keshtu si po shkojne gjerat nje dite CEOt do blejne dhe shtete
Lajm i mire. Nje shtet qe
Lajm i mire. Nje shtet qe shitet nuk eshte shtet.
Add new comment