BE firmos me Indinë marrëveshje të bashkëpunimit strategjik në fushën e teknologjisë

Postuar në 25 Prill, 2022 16:27

Bashkimi Europian dhe India kanë përuruar bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, përmes një marrëveshjeje që rregullon edhe krijimin e një Këshilli të Tregtisë dhe Teknologjisë. Në deklaratën e përbashkët pas takimit të presidents së KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, marrëveshja cilësohet si strategjike.

Ky mekanizëm i koordinimit strategjik do tu lejojë partnerëve të gjurmojnë sfidat në nyjen e tregtisë, teknologjisë së sigurtë dhe sigurisë duke thelluar kështu bashkëpunimin në këto fusha

thuhet në deklaratë.

Marrëveshja reflekton edhe situatën e fundit ndërkombëtare, teksa vë në dukje se “të dyja palët dakordësohen për ndryshimet e shpejta në mjedisin gjeopolitik dhe nevojën për një angazhim strategjik“. Këshilli parashikohet të operacionalizojë vendimet politike dhe koordinojë punën teknike, çka nënvizon një qasje strategjike në një fushë përcaktuese në shekullin tonë.

Ne jemi demokraci vibrante

është shprehur von der Leyen.

Bashkëpunimi vjen pas qëndrimeve të Indisë për krizën në Ukrainë, invazionin e së cilës qeveria Modi nuk e ka dënuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.