Zelensky: SHBA të fusë Rusinë në listën e shteteve sponsor të terrorizmit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi homologut amerikan, Joe Biden, të vendosë Rusinë në listën e zezë të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një masë që Shtetet e Bashkuara nuk e morën as gjatë Luftës së Ftohtë.
Lajmin e bën të ditur Washington Post, duke cituar burime në dijeni me kërkesën.
Kjo e fundit u bë nga udhëheqësi ukrainas gjatë bisedës telefonike dy ditë më parë dhe Biden u përgjigj se do të shqyrtojë një sërë opsionesh për të rritur presionin ndaj Moskës.
Vendosja në listën e zezë nënkupton saknsione të shtuara, përfshirë edhe kundër atyre vendeve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.
Propozimi i Zelensky-t vjen ndërsa Uashingtoni kërkon të mbajë së bashku rrjetin e brishtë të aleancave mes rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit në rritje që janë përkeqësuar nga sanksionet e paprecedenta kundër Rusisë.
Që nga viti 1979, administratat republikane dhe demokrate e kanë përdorur përcaktimin e terrorit me masë, duke e përdorur vetëm për një pjesë të vogël të shteteve të pafavorshme ku Shtetet e Bashkuara kanë interesa të kufizuara.
Etnë këtë listë futen vendet që "kanë ofruar në mënyrë të përsëritur mbështetje për aktet e terrorizmit ndërkombëtar". Lista aktualisht përmban katër vende: Koreja e Veriut, Kuba, Irani dhe Siria.
Comments
Heu bre
Gjigand, ky duhet te jete Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
Nena e terrorizmit: serbija e
Nena e terrorizmit: serbija e rusija.
Add new comment