Pse jetojmë rreth 80 vjeç?
Shkencëtarë të Wellcome Sanger Institute në Kembrixh sugjerojnë në një studim të tyrin se arsyeja pse njerëzit vdesin rreth të 80-ave lidhet me përqendrimin e gabimeve genetike në këtë hark kohor të jetës. Në dallim nga gjitarët e tjerë, njerëzit jetojnë më gjatë dhe shpjegimi qëndron te përshpejtimi i gabimeve genetike. P.sh minjtë e Azisë Jugore jetojnë vetëm 6 muaj, disa balena arrijnë deri në 200 vjet.
Më herët mendohej si jetëgjatësia lidhej me përmasën, pasi kafshët e vogla presupozohet se djegin energji më shpejt. Me sugjerimin e ri shpjegohet edhe handikapi në shpjegimin e mësipërm. Aftësia e gjitarëve të caktuar për të ngadalësuar dëmtimet genetike shton jetëgjatësinë. Miu qafëgjatë jeton 25 vjet, po aq sa një xhirafë. Dhe në këtë relacion hyn edhe numri i mutacioneve genetike; te miu në fjalë po aq sa edhe te xhirafa numërohen respektivisht 93 dhe 99 mutacione në vit.
Minjtë e zakonshëm kanë p.sh 796 mutacione genetike në vit dhe jetojnë vetëm 3.7 vjet. Në këtë perspektivë numri i mutacioneve genetike te njeriu, që është 47, shpjegon jetëgjatësinë e madhe krahasuar me gjitarë të tjerë. Ndryshimet genetike shfaqen në qeliza dhe përgjithësisht janë të padëmshme, porn ë në disa raste bëhen shkas për zhvillimin e tumoreve.
Për të gjetur një model të ngjashëm të ndryshimeve genetike në kafshët aq të ndryshëm si miu apo tigri, ishte surprizuese. Por aspekti më intrgiues ishte zbulimi se jetëgjatësia është në raport të zhdrejtë me shkallën e mutacioneve somatike. Kjo sugjeron se këto të fundit mund të luajnë një rol në plakjen
shprehet Alex Cagan, autori kryesor i studimit.
Nga studimi ka rezultuar se numri mesatar i mutacioneve genetike në fund të jetës së specieve është rreth 3200, çka nënkupton se ka një masë kritike të gabimeve që nuk tolerohen më nga trupi.
Add new comment