Pushimet pas përmbytjeve i kushtojnë postin ministres gjermane

Ministrja Federale për Çështjet Familjare, Qytetarët e moshuar, Gratë dhe Rininë në qeverinë gjermane u dorëhoq pasi mediat zbuluan se ajo shkoi me pushime të gjata menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar.
Anne Spiegel dha dorëheqjen, duke u bërë e para që largohet nga qeveria e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz.
Spiegel ka shërbyer më parë si ministre e Mjedisit dhe zëvendësguvernatore e Rheinland-Pfalz, rajoni gjerman më i goditur nga përmbytjet në korrik.
Në të gjithë vendin, më shumë se 180 mbetën viktimë e përmbytjeve vitin e kaluar.
Të dielën, qeveria e shtetit konfirmoi raportimet në media sipas të cilave, Spiegel kishte shkuar në një pushim familjar katër-javor në Francë, vetëm 10 ditë pas përmbytjeve.
“Ishte gabim që shkuam me pushime kaq gjatë dhe kërkoj falje për këtë gabim,” tha ajo.
Ministrja 41-vjeçare e Partisë së Gjelbër tha se fëmijët e saj nuk e kishin përballuar mirë pandeminë COVID-19 dhe se burri i saj duhej të shmangte stresin pasi pësoi një goditje në
Add new comment