Kina paralajmëron veprime ushtarake ndaj furnizuesve me armë të Tajvanit
Kina ka paralajmëruar SHBA-të për furnizimin e Tajvanit me armë. Ministria kineze e Mbrojtjes ka deklaruar se Kina shpreh protestën e vendosur mbi këtë çështje dhe në raport me të kemi përcjellë notën tonë.
Veprime të tilla janë një dhunim serioz i marrëveshjeve si dhe një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme punët e brendshme të Kinës
thuhet në deklaratë.
Në vijim, ministria ka paralajmëruar veprime ushtarake përkundrejt të gjitha atyre që i cilëson si përpjekje të jashtme në mbështetje të separatistëve tajvanezë.
Ne do ta mbrojmë me vendosmëri sovranitetin tonë territorial dhe integritetin e vendit tonë
vijon deklarata.
Problemi i Tajvanit është më delikati dhe potencialisht më shpërthyesi në raportet mes Kinës dhe SHBA, në rivalitet strategjik sidomos për rrugën kryesore tregtare të botës në Paqësor.
Add new comment