"Mos shtrembëroni historinë, Ukraina nuk i afrohet Holokaustit"

Postuar në 05 Prill, 2022 10:28

"Pamjet që vijnë nga Bucha janë të tmerrshme, janë krime lufte, por krahasimi me Shoah-un nuk ka vend. Ukraina nuk i afrohet një Holokausti dhe shpresoj që të mos i afrohet kurrë.”

Drejtori i Qendrës Wiesenthal në Jerusalem, Efraim Zuroff, komenton denoncimin e kryetarit të Parlamentit të Kievit, Ruslan Stefanchuk, i cili e cilësoi "holokaust i mijëvjeçarit të ri" tragjedinë e Bucha-s.

Yad Vashem, Muzeu i Holokaustit në Jerusalem, përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për t'u përmbajtur nga "abuzimi dhe shtrembërimi i Holokaustit".

Zuroff thotë se pamjet që vijnë nga Bucha flasin për "krime lufte". “Por si i krahasoni – shtoi ai – me planifikimin e detajuar të eliminimit të një populli të tërë, me metoda industriale, në vende të zgjedhura posaçërisht?”.

"Kështu - vazhdoi ai, duke iu referuar deklaratës së Stefanchuck - ju nuk po flisni për historinë. Për qëllime propagandistike, mund të ketë pasur edhe jehonë. Por në besueshmëri ka dështuar". Zuroff theksoi se të dyja palët "përdorin një manipulim të historisë" si në rastin e shprehjeve të tilla si "denazifikimi i Ukrainës" dhe "Putin nazist". Yad Vashem ka dënuar vazhdimisht "retorikën e lidhur me nazizmin që përdoret nga të dyja palët".

Për herë të dytë, me rastin e deklaratave të Stefanchuck, zëdhënësja e Muzeut e dënoi një referencë të tillë. Yad Vashem thekson se ky nuk është gjë tjetër veçse e shtrembërim i fakteve historike të Holokaustit.

Comments

Submitted by Zamir (not verified) on

Padyshim ai drejtori eshte krejt i sakte kur shprehet se nuk ka vend barazimi midis holokaustit dhe masakrave ruse ne qytetin Ukrainas. Ajo cka u duk ne ne Bucha tmerroi gjithe boten, dhe shume po i quajne "krime lufte" me plote te drejte. Por ama duhet te kujtojme se nuk i kemi per here te pare qe pas holokaustit keto pamje. Ndryshe cfare do ua vinim emrin qindra mijera te vrareve siriane, apo mijera te vrareve jemenite? Si do ua vinim emrin masakrave e shfarosjeve etnike ne Somali.
Le te mos shkojme aq larg, le te mbesim ne Evrope e mbase me ne qender se Ukraina.
Si iu vu titulli civileve shqiptare te vrare me plumb mbas koke nga ushtria e rregullt serbe ne Kosove? Te hedhur ne kanal njerin siper tjetrit i gjeten.
Provoni te shkoni ne Bosnjen e sotme. Kodrinat e mbushura me gurre varresh mbajne brenda eshtrat civileve te sharruar nga mitrolozet e snaiperet Serbe.
Ne kete kuader, z. Zuroff ka te drejten e zotit kur thote se eshte e gabuar te kapercehen shkallet nga tre e nga kater.

Submitted by Aqif (not verified) on

Ruset u terhoqen nga Bucha me 30 mars. Me 31 mars, kryetari i I bashkise se Bucha deklaroi ne nje video se gjithska ishte mire..... po ashtu eshte ushtria dhe policia vendase deklaroi te njejten gje.
Me date 3 prill, me hyrjen e nazisteve te batalionit Azov "gjenden dhjetera civile te vrare".
Po ne kete date, gazetareve te mediate perendimore iu ndalohet hyrja ne Bucha, ndalohet nje hetim nga inspektore te UN.

Civileve te masakruar iu eshte harruar tiu hiqej shiriti i bardhe nga krahu i majte.
Keta civil, ishin vullnetare qe shperndanin ndihma humanitare te ushtrise ruse nder civile,c'ka, ngrihen dyshime se batalioni Azov mund t'i kete masakruar.
Ruset, kishin aq kohe sa mund t'i kishin fshehur apo edhe marre me vete,po te kishin kryer kete gje.
Sot, Pentagoni deklaroi se nuk mund te vertetoj se regjistrimi i masakres eshte i vertete.

Kjo fiasco eshte e njejte me " bombardimin e maternitetit, bombardimin e babi yar, vrasjen e 12 ushtareve ne ishullin e gjarprit (ishin 83 qe u dorezuan), bombardimin e cernobilit". E sa e sa rrena te tjera qe komediani Zelensky thote dhe lideret Perendimore me mediat e tyre i servirin per te verteta, perfshi ketu edhd ato shqiptare.

Sot, ne perendim nuk ka lajm te vertete. Qysh ne fillimin e ketij konflikti kemi degjuar rrena.
Masakrat qe Perandoria e Kaosit dhe e rrenave ka kryer ne cdo cep te Botes jane me te keqija se ato te LIIB. Rrafshimi I Mosulit, Falluja, Raqqa dhe Siirte nga NATO ne Libi jane sa nje e njeqinda e Bucha apo Mairopul.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.