Rusia: Nuk ka ende një projekt-traktat me Ukrainën

Postuar në 03 Prill, 2022 16:19

Pavarësisht se e konsideron realist pozicionin e ri që ka marrë Ukraina në raport me neutralitetin dhe statusin bërthamor, Rusia thotë se ende nuk ka një draft të qartë traktati mes dy vendeve. “Një draft traktati midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është ende gati për t'u paraqitur në takimin e nivelit të lartë, ndërsa Ukraina është bërë më realiste në qasjen ndaj çështjes së statusit të saj neutral dhe jo-bërthamor”, citohet nga TASS, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky.

Duke komentuar vërejtjet e David Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas, i cili deklaroi se Rusia e pranon qëndrimin e Ukrainës me përjashtim të Krimesë, ai vuri në dukje se këndvështrimi i Rusisë në lidhje me statusin e Krimesë dhe Donbasit ka mbetur i pandryshuar. Medinsky shtoi se Moska ishte përpjekur të arrinte statusin neutral dhe të shkëputur të Ukrainës, si dhe garancitë e sigurisë për të që nga viti 2014.

Bisedimet midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës do të rinisin të hënën.

Më 29 mars në Stamboll u zhvilluan bisedimet e para ballë për ballë në më shumë se tre javë ndërmjet delegacioneve të Moskës dhe Kievit. Pala ruse i vlerësoi rezultatet e këtij raundi si "progres pozitiv".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.