Gjobat e Top-Channel/Vjollca Hoxha gjobiti Samir Manen dhe do një kullë te "Folie". Sokol Balla gjobit pularitë...

Postuar në 01 Prill, 2022 02:06

Çfarë ka ndodhur dje “e bukur”?

Në edicionin e orës 19:00 të ditës së djeshme, Top-Channel publikoi një shënim me titull: Përzumë gjobaxhinjtë/ Emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër, Top Story rikthehet në “prime time”politik.

Në tekst ndër të tjera thuhet:

Pak kohë më parë, redaktori i emisionit investigativ, Top Story dhe disa elemente të tjerë, u është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak se janë gjetur në shkelje të kontratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit. Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.

Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel. Se mbrëmë është hequr një emision i tyri. Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel.

Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës

Akuza është serioze. Kompania Top-Channel ka autorizuar një shënim editorial përmes të cilit na njofton se një ndër emisionet më të kuotuara përdorej për gjobvënie.  Por përdorej si i tillë nga Topi i Ben Blushit. Akuzë e dëgjuar kjo apo jo? Të mos e marrim seriozisht fjalën “Bord” sepse kush e njeh median shqiptare e di që bordi është diçka që e bën çdo letër të tejdukshme. Përkundrejt këtij agresioni autoimunitar është përgjigjur ish-drejtuesi i Top-Story, Endrit Habilaj që në një postim në profilin e vet në Facebook, kundërakuzon për gjobvënie, zonjën Vjollca Hoxha. Shkruan ndër të tjera Habilaj:


Këtu nuk kemi më të bëjmë me çështje gazetarie, por penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.