Po zgjidhet Presidenti i Republikës. PS shpall preferencat: E duam njeri normal
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar sot në media se Partia Socialiste ka nisur një process konsultimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Zoti Balla ka vënë në dukje një zbulim të madh të partisë së tij:
Sot më shumë se asnjëherë ne kemi nevojë për një president normal
Dialog, konsultime, kushtetutë, proces, raunde, rregullore, Kuvend…gjithë këto terma e fjalë që të krijojnë përshtypjen se diçka shumë e rëndësishme po ndodh. Madje diçka më e rëndësishme akoma, diçka Serioze. Po zgjidhet presidenti i vendit, po kuvendon politika. Në të vërtetë politika mund t’ia kursejë të gjithëve këtë shfaqje bajate që është diskredituar prej kohësh. Ne jemi dëshmitarë të lloj e soj presidentëve të ciëlt sa më shumë kalon koha, aq më shumë ua thekson virtytet procedura. Kushtetua flet për cilësi personale, Partia e zotit Balla zgjedh me urdhër të Gramoz Ruçit, Ilir Metën president.
Pastaj Ilir Meta shpallet i çmendur, hetohet, asgjë nuk ndodh. Niset nga e para një proces shumë i rëndësishëm. Kemi nëpër këmbë një njeri si Bamir Topi. Ky ka qenë president, po vallë a sillet më si i tillë? Politikës i duhet shfaqja e procedurës për shkak se ashtu krijon aureola autoriteti. Por ne duhet të marrim seriozisht veten përpara këtyre. Edhe sepse në fakt ai/ajo që në Kushtetutë shpallet si unitet i kombit, ka qenë në rastin më të mirë një moment konsesusi i politikës. Të mos e fryjmë kaq shumë aftësinë tonë për të merituar virtyte.
Comments
"duam një president normal" =
= duam një president marionetë
Heu bre
Dihet gje se kur do e shkarkoje PS-ja kete Presidentin e ri qe do jete njeri normal?
Padiskutim qe ne gjuhen shqiptare nuk ka fjale me ironike se sa fjala SOVRAN
fjalë pa kuptim
SOVRAN duhet fshirë nga fjalori i shqipes. Është fjalë pa kuptim mes shqiptarëve, e tepërt si një Stradivari në dorën e njeriut të egër, duke perifrazuar Konicën.
Pyetja qe shtrohet ketu eshte
Pyetja qe shtrohet ketu eshte e thjeshte ne dukje.
A munden anormalet te zgjedhin nje njeri normal? (Heu bre Burre. Luj Venit)
Kesaj i thone t`ia hypi Kau Peles e te tjeret shpresojn se do te pjelle Pela nje Manar.
Add new comment