Serbia nuk do të bëjë më gabimet e Millosheviçit

Postuar në 26 Mars, 2022 12:56

Presidenti i Serbisë, Alekssander Vuçiç, ka folur në një intervistë të gjatë për B92 rreth zhvillimeve në Kosovë dhe situatën ndërkombëtare. Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një person që po luan me stabilitetin duke pretenduar maksimalisht në objektivat e veta. Vuçiç madje ka interpretuar se situata në Ukrainë po shihet si një moment ideal në Kosovë për të stigmatizuar më shumë serbët në sytë e Perëndimit.

Shqiptarët mendojnë se është mundësi ideale për të stigmatizuar serbët më tej dhe të kërkojnë mbështetje nga NATO. Patjetër që Kurti ka mbështetjen e dikujt

është shprehur presidenti serb.

Sipas tij në Kosovë ka segmente politike më realiste, apo që kanë një qasje më realiste, një deklarim ky me natyrë provocative, por edhe një mesazh përmes të cilit Beogradi jep të kuptojë se nuk ka problem marrëveshjet, por personin që sot ka investiturën e Kryeministrit të Kosovës. Duke folur për qëndrimin e Serbisë në raport me Rusinë dhe sanksionet me të cilat Beogradi nuk ka rënë dakord, Vuçiç ka deklaruar se ndryshimi i çmimeve ndryshon edhe rrethanat. Megjithatë ai ka qenë i prerë kur është shprehur në fund se:

Ata na thonë se nuk mund të vazhdosh të ulesh më në dy karrige. Unë u them se ne kemi vetëm një karrige, atë të Serbisë. Ne nuk do ta rrezikojmë paqen dhe stabilitetin, kjo është një ndër ato gjëra për të cilat e fajësoj Millosheviçin

Comments

Submitted by Vanga (not verified) on

Vucic mund te thote se ka gjera per te cilat fajeson milloshevicin, por ashtu si djali babain, vucic nuk eshte distancuar asnjehere nga milloshevici

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.