Belgjikë, një monedhë e veçantë për të falënderuar mjekët
Belgjika do të emetojë një monedhë të posaçme me të cilën falënderon sektorin e kujdesit shëndetësor për përpjekjet gjatë pandemisë së koronavirusit. Në dekretin e posaçëm mbretëror thuhet se monedha e re 2 euro është "në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme të sektorit të kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19".
Monedha ka të gdhendur një kryq, një stetoskop, një zemër, një shiringë, një karrige me rrota dhe një përzierje kimike, të gjitha elemente që i referohen kujdesit shëndetësor. Aty përfshihet edhe fjala faleminderit në dy gjuhë. Monedha, e cila u dizenjua nga stilisti belg i monedhave Luc Luycx, do të emetohet këtë pranverë. Vitin e kaluar, Italia emetoi një monedhë të veçantë 2 euro në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e punonjësve të kujdesit gjatë krizës së koronavirusit.
Add new comment