Serbia nuk mbështet asnjë shkëputje në rajon. Jemi në situatën më të keqe që nga viti 1945
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për Tv Prva se Beogradi nuk mbështet asnjë ndryshim kufijsh në Ballkan.
Ne nuk mbështesim ndarje në asnjë zonë në rajonin tonë. Ne do të ruajmë kufijtë, ne duam që Serbia të ecë përpara…Është puna ime të mbroj interesat e njerëzve
ka thënë Vuçiç.
AI ka hedhur poshtë kështu spekullimet se Beogradi po punon aktivisht për ndarjen e Bosnje-Hercegovinës, përfolur disa muaj më parë. Me interes është edhe vlerësimi i Presidentit serb për situatën në Ukrainë, çka shpjegon deri diku edhe qëndrimin e Serbisë për këtë çështje.
Është e vështirë të parashikohet; e ardhmja e Europës, rajonit tonë, Rusisë, është në lojë. Nuk e di se çfarë do të na sjellë e nesërmja dhe ne jemi përpara situatës më të vështirë në botë që nga 1945
është shprehur Vuçiç.
Nënvizme të tilla sinjalizojë se idetë për bashkëpunim rajonal në çështjet e sigurisë dhe ushtrisë mund të shtrohen së shpejti për diskutim, sidomos në suazën e nismës Open Ballkan. Mbetet për t’u parë se nga do të ecë historia, por duket se frika dhe pasiguria ka mbërthyer shumëkënd në rajon.
Add new comment