Schawarzenegger: Për popullin rus/Disa të vërteta mbi luftën

Postuar në 18 Mars, 2022 14:46

Aktori Arnold Schawarzenegger i është drejtuar popullit rus me një mesazh video, me anë të të cilit merr përsipër t’u sqarojë të pavërtetat që Rusia thotë për arsyet e invazionit ushtarak në Ukrainë.

Aktori 74-vjeçar, ish-guvernator i Kalifornisë, thotë se para së gjithash, rusët duhet të dinë se nuk ishte Ukraina ajo që e nisi luftën.

Askush nuk ka qejf të dëgjojë të tjerët teksa ia kritikojnë qeverinë, por si një mik i popullit rus, shpresoj ta merrni në konsideratë atë që do t’ju them. Ka momente si ky në të cilin gjendemi që janë aq të gabuara, saqë duhet të ngremë zërin. E di që qeveria juaj ju ka thënë se kjo është një luftë për denazifikimin e Ukrainës. Kjo nuk është e vërtetë. Ukraina ka një president hebre, tre xhaxhallarët e të cilit janë vrarë nga nazistët. Nuk ishte Ukraina ajo që e nisi luftën. Nuk e nisën as nacionalistët, as nazistët. Ata që kanë pushtetin në Kremlin e bënë. Kjo nuk është lufta e popullit rus.

Schawarzenegger thotë më tej se rusëve nuk po u thuhet e vërteta as për pasojat që do të ketë vendi i tyre nga lufta.

Me keqardhje ju them se mijëra ushtarë rusë janë vrarë, janë kpaur rob nga ukrainasit që luftojnë për atdheun e tyre përballë  dëshirës së Rusisë për pushtim. Qeveria ruse po gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe ushtarët e vet. Kjo është një luftë e paligjshme. Jetët dhe gjymtyrët tuaja po i sakrifikoni në një luftë pakuptim që po e dënon mbarë bota.

Në fund, aktori thekson se rusët që protestojnë kundër konfliktit dhe për këtë arsye janë dhunuar e burgosur përfaqësojnë Rusinë e vërtetë.

 

I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV

— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.