Vendimi: Shtetasit e SHBA qëndrojnë në Shqipëri deri në 1 vit pa leje qëndrimi

Postuar në 12 Mars, 2022 15:22

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një Vendim të bërë nga Ministria e Jashtme, që u njeh shtetasve amerikanë të drejtën e qëdrimit një vit në territorin e vendit, pa nevojën e një lejeje qëndrimi.

Vendimi i referohet ligjit “Për të huajt” dhe ai u njeh shtetasve në fjalë të drejtën e qëndrimit edhe për një vit, sërish pa leje, nëse ata kanë qëndruar jashtë Shqipërisë për më shumë se 90 ditë.

Nuk dihet se me çfarë ka të bëjë një vendim i tillë, tërësisht joproporcional, por me turizmin jo. Sepse qeveria e Shqipërisë ka mundësuar heqje vizash hyrëse për turistë nga një sërë vendesh.

Masa është joproporcionale nëse merr parasysh se çfarë kalvari është të marrësh një vizë hyrëse për në SHBA dhe ajo bëhet ndërkohë që në vendin tonë është aktivizuar qendra e operacioneve speciale amerikanë në Europë, e cila paralajmëron se në çfarë do të shndërrohet Shqipëria së afërmi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.