Europa nën presionin amerikan për embargon e energjisë ruse
Amerika po kërkon të shtojë sanksionet mbi Rusinë në sektorin e energjisë. Por këto sanksione po rëndojnë edhe mbi europianët.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i tha NBC-së të dielën se SHBA janë aktualisht “në diskutime shumë aktive me partnerët tanë evropianë për ndalimin e importit të naftës ruse në vendet tona duke ruajtur, natyrisht, një furnizim të qëndrueshëm global me naftë".
Veprimet që kemi ndërmarrë deri më sot kanë pasur ndikim shkatërrues në ekonominë ruse. Ne e shohim rublën në rënie të lirë. Ne shohim se ekonomia po shkon drejt një recesioni të thellë. Tashmë kemi pasur një ndikim të madh
Të hënën, më 7 mars, komisionet e financave të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve e miratuan këtë bojkot. Vendimi pritet të arrë edhe miratimin në seancë plenare dhe të dekretohet nga presidenti Joe Biden.
Ne kemi rënë dakord për një rrugë ligjore me të ilët të ndalojmë importin e produkteve të energjisë nga Rusia dhe të pezullojmë marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë
Drafti mbështetet nga republikanët dhe demokratët. Këto lëvizje çuan në një rritje të naftës, e cila kuotoi të martën në mëngjes me 127.7 dollarë për fuçi Brent, dhe në një rënie të mëtejshme në Wall Street: Nasdaq humbi 3.6% – 20% që nga niveli maksimal i nëntorit 2021 - dhe Dow Jones 2.37%. Moska paralajmëroi të hënën se nëse Perëndimi ndalon importet e naftës ruse, pasoja mund të jetë mbyllja e Nord Stream 1, tubacioni kryesor i gazit për në Gjermani. Antony Blinken pritet të takojë sot në Paris ministrin e Jashtëm, Jean-Yves Le Drian dhe Presidentin Emmanuel Macron, me të cilët do të diskutojë edhe këtë temë. Megjithatë, një diplomat francez, të cilit i referohet “Le Monde” thotë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë shumë mirë se evropianët nuk do të bëjnë asgjë menjëherë dhe nuk po e kërkojnë nga ne. Por ata po flasin sepse Uashingtoni është nën presionin e Kanadasë dhe Kongresit”.
“Ne kemi një varësi nga gazi dhe nafta ruse që Shtetet e Bashkuara nuk e kanë”, vuri në dukje të hënën, 7 mars, delegati i ministrit për Tregtinë e Jashtme, Franck Riester. Duke iu referuar mundësisë së një embargoje ndaj energjisë ruse, ai shtoi:
Ne nuk po mbyllim asnjë derë, por duhet të shikojmë se çfarë është efektive për të ushtruar presion ndaj Rusisë, duke marrë parasysh pasojat që kjo mund të ketë në Bashkimin Evropian dhe anëtarët e saj të ndryshëm
Në këtë rast, disa vende evropiane, kryesisht të varura nga gazi rus, nuk janë gati për këtë. E para në listë është ekonomia më e madhe europiane. Të hënën, kancelari Olaf Scholz tha se importet e karburanteve fosile nga Rusia janë "thelbësore" për "jetën e përditshme të qytetarë në Evropë".
Add new comment