6 ditë sanksione, Shell dhe Total vijojnë operacionet me Rusinë

Postuar në 06 Mars, 2022 01:25

Sanksionet e vëna Rusisë me rastin e nisjes së agresionit ndaj Ukrainës, duket se kanë efekt të dyfishtë. Ato kanë nxjerrë nga tregu një aktor shumë të madh sa për t’u injoruar nga logjika e biznesit.

Ndonëse, në pamje të parë, solidariteti ngjan të jetë uniform, shenjat e para të lëkundjes po shfaqen. Kompania e njohur “Shell” njoftohet se ka blerë një ngarkesë nafte krudo nga Rusia, vetëm pak ditë  pasi bëri me dije se do të kufizonte marrëdhëniet e biznesit me këtë vend.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë alternativa ndaj naftës ruse ku të jetë e mundur, por kjo nuk mund të ndodhë brenda natës për shkak të faktit sesa e rëndësishme është Rusia për furnizimin global

sqaron “Shell” në një deklaratë.  

Paralel me këtë akt, njoftohet se  edhe një kompani shumë e njohur  franceze, “TotaEnergies” ka vijuar operacionet në Rusi duke furnizuar Europën me gaz.

Përtej faktit se kompani të tilla shohin interesin e tyre të cenuar rëndë nga një shkëputje tërësore e marrëdhënieve me Rusinë, është e udhës të vihet në dukje se blerësi i produkteve të Rusisë është në Europë. Ndaj këtu pyetja është se cili është kuptimi i sanksioneve kur malli rus qarkullon në tregun europian.

Përveç implikimeve që kanë akte të tilla në kushtet kur lufta po ngjan se po shkon në afate kohore që teston shumë rëndë ekuilibrat ekonomikë të botës, është e pritshme që të kemi edhe një relativizim të vlerës së bllokadës që po i bëhet Rusisë, çka do të nxirrte në pozicion shumë të pafavorshëm Ukrainën që duket se po kërkon një negociatë të shpejtë me një Rusi e cila thjesht pse është ajo që është nuk mund të humbasë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.