Amerika i diskreditoi Lirinë dhe Demokracinë

Postuar në 02 Mars, 2022 12:18
Skerdilajd Zaimi

 

Presidenti amerikan Joe Biden ka patur dje një ditë të lumtur politike miratimi dypalësh në Kongres, teksa fjalimi i tij është pritur me ovacione. Zoti Biden ka folur për ringritjen e Amerikës dhe afirmimin e saj në rolin e lidershipit global, diçka që ngjan si një simptomë ezauruese që ta jep temperatura 37.5 gradë.

Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, demokracitë po ngrihen në këtë moment

ka thënë Biden.

Historia nuk fal dhe as diskriminon përderisa i përfshin palaçot në regjistrin e saj. Ky është po ai njeri që iku nga sytë këmbët në Afganistan duke u lënë pushtetin talebanëve, për të cilët sot ka heshtje, ndërkohë që presidentin e Rusisë e quan një diktator.

Lidershipi global do pyetur: pse një çështje është pjesë e shqetësimeve të Amerikës dhe tjetra Jo? Me siguri që z. Biden do e këtë një përgjigje.

Ajo çfarë po ndodh është një déjà vu, e asaj Amerike që në fund i flet vetes dhe i tregon përrallën që do.

Aktualisht është e qartë edhe për ata që nuk duan të kenë sy se Amerika dështoi në menaxhimin e momentumit të lirisë që u krijua me rënien e bllokut sovjetik, të cilin e shfrytëzoi për të bërë luftëra jashtë vendit dhe shkatërruar vende e kombe. Iraku, Afganistani, Siria, Venezuela, janë episode tragjike të faktit se një i sapoardhur në histori mund të provokojë sizmikë katastrofike në raporte që janë shekullore.

Është një i sapoardhur që tenton të rikualifikojë edhe normat e identitetit duke sugjeruar leksionin ekskluziv të demokracisë ashtu siç e mendon ai vetë.

Përfundimi është më tragjik nga sa mendohej: nëse Lufta e Ftohtë dhe Totalitarizmat e shtypën lirinë edhe në emër të një vizioni futurist të aplikuar me represion, ato në finale nuk bënë gjë tjetër veçse e afirmuan nevojën e saj.

Amerika me promovimin e demokracisë sipas vizionit të saj, në aleancë të hapur me korrupsionin në shkallë globale, nuk bëri gjë tjetër veçse e diskreditoi Lirinë dhe demokracinë, sepse i asocioi ato me invazionin, me shpërbërjen e vlerave të brendshme të vendeve dhe me një lloj stanjacioni të amballazhuar në litaninë retorike të përfaqësuesve më të denjë të kundërvlerave të demokracisë. Mjafton të shohim kush janë njerëzit e saj në Shqipëri për të parë mirë se cila është politika e saj.

Jo çdo dhunë është diktatoriale, sikundër jo çdo denoncim i dhunës është tregues demokracie. Lufta në parim është diçka shumë e keqe, por z. Biden dhe zëdhënësit e tij në botë, nuk mund të shtiren sot si themeluesit e një kishe të re, si kolonë entuziastë të një Bote të Re, për faktin se Amerika nuk është më e virgjër. Ajo është përgjegjësja direkte për botën e sotme, ose të paktën për situatën e sotme në botë dhe ajo nuk e ka më kredencialin e një force të së mirës. Sado të pozojë si e tillë.

Comments

Submitted by Jo mo (not verified) on

Nja nje pacavure ne tjetren… Paskesh qene e kendshme ironia ndaj nje vakumi si Basha - hallall - po kur vjen puna te brumi politik situatat ekstreme e tregojne njeriun e me sa shoh « qylizmi » paska perspektiva te mira. (Se ku eshte e keqja te shprehja e siper cituar e Biden-it nje tum e di.)

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po he mo njesh i cinizmit na i shpjego pak se ku eshte e keqja e asaj shprehjeje. Apo s’ke c’i ben gomarit - Juri Kimit e lloj sojet e saj - e i bie samarit…
He more se per ndonje ironi te kripur ndaj Bashes e dime qe je i zoti - po nuk ka zotesi te merresh me Bashen o njesh - hajde bena ndonja artikulim te hajrit me gjeopolitiken, tregona aftesite gjitheperfshirese.
Bujrum… do te lexoj me qejf (se ato klishete e thena e sterthena ne vazhde te artikullit - pas shprehjes se Biden-it - i dijne dhe adoleshentet e se mesmes po se c’kane te bejne me shprehjen e Biden-it vetem ti e ditke). Nuk i meson dot njerezve nga lidhet gomari kur ke vetem samar. Ose atehere veri emrin kursit « nga lidhet samari ».

Submitted by redaksia on

Pse te eshte mbushur mendja se ke tagrin te kerkosh ketu dhe me ton profesori madje? Dhe pse mendon se ketu shkruhet me.parimin "sipas kerkesave" te lexuesit? O dysh, apo dyshke si te te pelqeje xhanem?

Submitted by Anonymous (not verified) on

S’me ka lene mendja te te kerkoj tagrin ty!
« Toni i profesorit » = cinizem qylaxhiu, ose qoftexhiu si te deshirosh.

Jo sipas kerkesave te lexuesit o njesh : sipas logjikes! Sipas logjikes : pyetja ishte e thjeshte « c’lidhje ka shprehja e Biden-it me pjesen tjeter te artikullit ». (Apo vetem pretekst?)
Neqofte se logjika jote eshte « sipas trapit te gazetarit », suksese! (E per pak cinizem mund te thosha edhe kete : mire ja u bejne ate qe ju bejne, se ju qe ankoheni e meritoni me shume se ata qe vuajne ne heshtje. Po e di qe shume nuk e meritojne. Me pat prekur fakti se pate folur ne disa artikuj per lemshin politik te atij vendi e per fatin e femijeve te tu… Shpetofshin veten se logjika e atit ka akoma pune.)

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ah se desh harrova me te thene se qenke i forte dhe me racizmin krahinor alla shqiptarçe apo jo o « dyshkë ». Intelektual i hajrit!

Submitted by redaksia on

Sinqerisht nuk kuptoj asgje. Komentet jane per te folur mbi temen, jo per gjyq. Ketu shkruhen opinione, nuk ndertohen lapidare intelektualizmi. Nuk i pretendon kush.

Pertej kesaj, ne kuadrin e faktit se pergjigjem per moderimin, detyrohem nje ndjese per epitetin "dyshke". Per te tjerat, asgje. Jeni i lire te vazhdoni me qofte e qylaxhinj, qe as i kuptoj per cfare hidhen ketu. 

Te mira!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.