Oliver Stone: Disa sugjerime për të shmangur "histerinë e mediave perëndimore"
Oliver Stone, regjisori fitues i çmimit Oscar dhe kritik i zëshëm i politikës së jashtme amerikane, sugjeron një tjetër qasje nga ajo dominuese në raport me konfliktin Ukrainë-Rusi. Në Instagram, ai u sugjeron ndjekësve të lexojnë disa artikuj për të kuptuar më mirë se si nisi ndërhyrja ushtarake ruse.
Stone thotë se nuk është dakord me "histerinë e mediave perëndimore" dhe prirjen e saj për "të hequr dorë nga faktet kryesore kur u vjen përshtat".
Stone sugjeron disa politike, duke nisur nga artikujt e Tony Kevin, i cili ka shërbyer si ambasador i Australisë në Moskë gjatë Luftës së Ftohtë; Jonathan Steele, gazetar dhe autor i njohur britanik, Joe Lauria, kryeredaktor i faqes së lajmeve Consortium Neës, dhe Caitlin Johnstone, aktiviste australiane kundër luftës.
Vetë Stone e ka intervistuar Vladimir Putin dhe ka realizuar dy dokumentarë për Ukrainën, historinë e saj, ngjarjet e protestave masive të Maidan të vitit 2014 dhe grushtit të shtetit.
Add new comment