Sanksionet që mund t’i kthehen kundër Perëndimit  

Postuar në 25 Shkurt, 2022 18:00

Sanksionet kundër Rusisë vënë në rrezik edhe ekzistencën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Dmitry Rogozin, në një seri postimesh shumë të ashpra në Twitter, dënoi sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Biden.

Rogozin, i cili njihet si besnik i Putinit, dhe ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit midis 2011 dhe 2018-i bën Biden-it një sërë pyetjesh për të ardhmen, në veçanti: “A do t’i jepni fund bashkëpunimit tonë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës? Apo dëshironi ta menaxhoni vetë?”.

Rogozin nuk lë pa përmendur rolin e anijeve Progres, që mbrojnë stacionin nga mbetjet e shumta hapësinore të prodhuara nga "biznesmenët e talentuar që ndotin orbitën". “Nëse na bllokoni, kush do ta shpëtojë SNH nga një deorbitim i pakontrolluar, për shkak të të cilit mund të përfundojë mbi SHBA ose Evropë? Ekziston gjithashtu mundësia që një strukturë 500 tonëshe të bjerë në Indi ose Kinë.

E themeluar në vitin 2000, ekzistenca e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor sot është e mundur vetëm falë bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht midis SHBA-së dhe Rusisë. Modulet kryesore janë në fakt rreptësisht të ndërvarura, modulet amerikane garantojnë energjinë për të gjithë strukturën ndërsa ato ruse japin shtytjen e nevojshme për ta mbajtur stacionin në lartësi.

Për të shmangur që sanksionet të kthehen kundër jush – shton Rogozin – dhe jo vetëm në kuptimin figurativ, ju sugjeroj të mos silleni si lojtar i papërgjegjshëm”.

Por NASA duket e qetë. Ajo është përgjigjur se lufta në Ukrainë dhe sanksionet nuk e vënë në rrezik Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​i cili vazhdon normalisht aktivitetet e tij. “NASA vazhdon të punojë me të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos, për të garantuar sigurinë e operacioneve në Stacionin Hapësinor”, ​​thuhet në mesazhin e zëdhënësit të NASA-s, Joshua Finch.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.