Haska: Disa prej drurëve që po mbillen në Tiranë dëmtojnë ajrin
Hajri Haska, profesor në Fakultetin e Shkencave Pyjore, e sheh si domosdoshmëri gjelbërimin urban në kushtet e mbipopullimit të qyteteve. Megjithatë, sipas tij, kur mendohet mbjellja e drurëve është mirë që kjo të bëhet në mënyrë të studiuar dhe jo amatoreske, por duke përzgjedhur llojet e duhura.
Haska tha se shumë dru dëmtojnë, në vend që të pastrojnë ajrin. Haska tha se nuk rekomandohet mbjellja e rrapit, pasi lëshon elementë të dëmshëm në ajër. Një alternativë sipas tij do të ishte bliri.
Duket sikur këtu në Shqipëri kanë rënë në dashuri me rrapin, por ai nuk është i mirë dhe nuk e rekomandoj. Bliri është një zgjedhje e mirë, nuk lëshon elementë që ndotin ajrin. Është çmenduri të mbjellim specie që krijojnë probleme. Jo çdo gjë është bërë siç duhet edhe këtu në Tiranë. Ka disa kritere specifike mbjellja, bredhi mund të vegjetojë dhe nuk rritet. Duhet të mbjellësh drurët që i pranon klima e Tiranës. Nuk duhet të ecim në mënyrë amatoreske absolutisht. Disa lloje që këta po i shtojnë, unë do jem i lumtur kur t’i heqin sepse sjellin dëme në ajër. Kategorikisht nuk duhet të tentojmë drejt çimentos dhe pllakave me beton.
Në mënyrë të veçantë, sipas Haskës, në Tiranë duhen parë me kujdes kriteret mbi të cilat përzgjidhen llojet e drurëve që mbillen.
Për të qenë transparentë, qytetet që kanë nisur të mbipopullohen dhe ky mbipopullim për Tiranën ka bërë që sasia metër katror për hektar të mos jetë në normat e duhura, por ka një tendencë për të shtuar gjelbërimin. Kjo nuk duhet të bëhet me amatorizma, duhet kriter në përzgjedhjen e llojeve pra duhet të jemi shumë striktë. Në këto 20-30 vitet e fundit janë përcaktuar kritere për përzgjedhjen e llojeve. Një tjetër kriter shumë specifik është se ka mjaft lloje që ndotin ambientin, veçanërisht kur temperatura është mbi 32 gradë
Add new comment