Greqia refuzon kërkesën e Turqisë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut

Postuar në 10 Shkurt, 2022 15:11

Greqia ka hedhur poshtë kërkesën e Turqisë për demilitarizimin e ishujve grek të Egjeut.

Lidhur me akuzat e fundit të zyrtarëve turq për statusin e ishujve të Egjeut, ne i hedhim poshtë ato në tërësinë e tyre. Këto akuza akuza jo vetëm që nuk përputhen me parimet bazë të ligjit ndërkombëtar, por ato shkojnë përtej logjikës së thjeshtë. Pozicioni grek mbi këtë çështje ka qenë shprehur vazhdimisht dhe publikisht

citohet të jetë shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Papaioannou.

Kjo është një përgjigje e Athinës zyrtare ndaj propozimit të ministrit turk të Jashtë, Mevlut Cavusoglu që  kërkoi demilitarizimin. Papaionnou ka bërë të ditur po ashtu se Greqia i ka dërguar një letër mbi këtë çështje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke vënë në dukje edhe kundërshtinë e vet mbi reffuzimin e njëanshëm të Ankarasë ëpr delimitimin e sheflit kontinental në në Mesdheun Lindor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.