Karantina, pothuajse asnjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve
Karantina nuk ka pasur ndonjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve nga Covid-19.
Një studim i kryer nga Universiteti Johns Hopkins arriti në përfundimin se karantina i ka reduktuar vdekjet me vetëm 2%.
Në këtë përfundim, studiuesit e John Hopkins arritën pasi shqyrtuan 24 studime të tjera.
Në vend që të parandalonte vdekjet, karantina pati ndërkohë një kosto të madhe ekonomike dhe sociale, kudo që ajo u imponua.
Autorët e studimit konkludojnë se politikat e mbylljes, të bazuara mbi sëmundjet, duhen shmangur në pandemitë e ardhshme. Studimi mban firmën e Jonas Herby, Lars Jonung dhe Steve H. Hanke.
Add new comment