Berisha hyn në zgjedhje nën ombrellën e LSI-së

Postuar në 04 Shkurt, 2022 13:44

KQZ ka regjistruar koalicionin Shtëpia e Lirisë si formacion garues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Koalicioni përbëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, LSI-ja dhe PDK e Nard Ndokës. Por KQZ ka vendosur të njohë vetëm këto dy të fundit. Kreu I KQZ-së, Ilirian Celibashi, tha se simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.

Megjithatë, kjo nuk ia mbyll dyert e garës PD-së së Berishës. Në bazë të marrëveshjes së koalicionit, Komisioni i Rithemelimit ka rolin e drejtuesit politik të koalicionit, por do të jetë LSI-ja ajo që do të paraqesë kandidatët për 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje.  

Përmes zgjedhjeve primare, Komisioni i Rithemelimit u bë i pari që përzgjodhi të gjashtë kandidatët, për të cilët si LSI-ja, ashtu edhe PDK-ja, kanë shprehur dakordësinë.

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.