Kujtimet e digjitalizuara të Beatles dalin në ankand

Postuar në 25 Janar, 2022 15:11

Një thesar relikesh që u përkisnin Beatles-ave, mes tyre shënime këngësh të shkruara me dorë nga Paul McCartney dhe rroba të veshura nga John Lennon, do të dalin në ankand. Megjithatë, blerësi nuk do të mundet t’i prekë me dorë. Djali i Lennon, Julian Lennon, po i shet këto objekte si NFT, pjesë e Lennon Connection: The NFT Collection.

Një NFT është një identifikues unik dixhital që regjistron pronësinë e një aktivi dixhital dhe çdo krijim dixhital - duke përfshirë fotot, videot, pjesë muzikore apo edhe postim në Tuiter - mund të bëhet i tillë.

Termi hyri në përdorim në shkallë të gjerë në vitin 2021.

NFT-të e Beatles po shiten në ankand si koleksione audio-vizuale që do të përfshijnë tregime nga Julian Lennon dhe imazhe të artikujve.

Ankandi dixhital përfshin gjithashtu disa kitara të dhuruara nga babai i tij, si dhe palltoja Magical Mystery e Lennon-it dhe pelerina e zezë që ai kishte veshur në filmin Help!

Pjesë e koleksionit janë edhe shënimet për Hey Jude të shkruara nga McCartney.

"Nëpërmjet këtij koleksioni NFT, unë jam në gjendje të jap akses ekskluzive në artikuj të veçantë që i çmoj dhe mbaj trashëgiminë e babait tim në një mënyrë të re", tha Julian Lennon për Rolling Stone. Ai do të mbajë sendet origjinale.

Artikujt dixhitalë do të dalin në ankand në partneritet me shtëpinë e ankandeve Julien dhe Yelloë Heart NFT.

"Artikujt e paraqitur përfshijnë notat për një nga këngët më të mëdha të të gjitha kohërave, kryeveprën e Beatles 1968, Hey Jude, e shkruar me dorë dhe e ilustruar nga Paul McCartney", thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Julien.

Oferta për NFT-në e “Hey Jude” fillon nga 30 000 dollarë (rreth 22,000 £), ndërsa kitarat fillojnë nga 4 000 dollarë (rreth 3,000 £).

Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për fondacionin e Julian Lennon's White Feather, i krijuar në 2007 për të trajtuar çështjet mjedisore dhe humanitare.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.