Kisha si zaptuese, në Spanjë nis kthimi i 1000 pronave  

Postuar në 25 Janar, 2022 10:08

Një komision i posaçëm i ngritur në Spanjë nga qeveria, pas vitesh të tëra pune arriti ta bëjë kishën të pranojë se të paktën një mijë nga 35 000 pronat (20 000 prej tyre objekte kulti) që ajo ka regjistruar që nga viti 1998, duke përfituar nga reforma e José María Aznar, nuk janë të sajat. Domethënë, 2.8% e totalit të regjistrimeve janë të parregullta, megjithëse Kisha nuk e përdor në asnjë moment këtë term dhe në raportin e saj.  

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, dhe kreu i Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle, Kardinali Juan José Omella, u takuan të hënën për të nënshkruar marrëveshjen që nis procedurat për kthimin e pronave te pronarët e tyre. Në një deklaratë të përbashkët mes Ekzekutivit dhe Kishës, kjo e fundit pranon se këto mijë pasuri "i përkasin një pale të tretë ose dikujt për të cilin Kisha nuk ka dijeni".

Sipas të dhënave të komisionit, të cilave u referohet "El Pais", ndërtesat, mes të cilave shumë janë shtëpi, por edhe shkolla dhe shumë parcela rurale dhe urbane, janë të shpërndara në të gjithë Spanjën, por në mënyrë të pabarabartë. Në fakt, gjysma janë në Castilla y León, komuniteti që dominon kryesisht listën, me 485 nga 965 gjithsej të njohura nga Kisha, e ndjekur nga Katalonia, me 101. Nga 965, 208 janë prona që, megjithëse janë të regjistruara në emër të Kishës, i përkasin njerëzve të tjerë dhe 757 janë pasuri për të cilat Kisha nuk është e vetëdijshme se janë të tyret, edhe pse ato figurojnë në emrin e tyre në regjistra. Në listën e pasurive janë 38 varreza, 502 ferma fshatare, 151 ferma urbane dhe 98 shtëpi.

Ndërmjet viteve 1998 dhe 2015, sipas të dhënave të qeverisë, Kisha Katolike regjistroi 34 961 prona, duke përfituar lehtësirat që i dha reforma e José María Aznar. Më pas, organizata të ndryshme civile kërkuan nisën të kërkonin kthimin e pasurive të përvetësuara në mënyrë të parregullt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.