Investimet private në hapësirë, rekord historik
Një hulumtim i firmës njujorkeze Space Capital tregon se kompanitë e infrastrukturës hapësinore bënë miliarda dollarë investime private në vitin 2021. Fondet u rritën me më shumë se 50% nga viti i kaluar, në një rekord prej 14.5 miliardë dollarësh.
Pas një tremujori të tretë historik për fluturimet njerëzore në hapësirë, tremujori i katërt solli 4.3 miliardë dollarë falë "mega-raundeve" prej 250 milionë dollarësh ose më shumë nga Sierra Space, SpaceX e Elon Musk dhe Planet Labs.
Në total, Space Capital gjurmoi 1 694 kompani që kanë mbledhur afro 253 miliardë dollarë në investime në total që nga viti 2012 në të tre kategoritë hapësinore – infrastrukturë, shpërndarje dhe aplikim.
Sipas raportit, kompanitë e lidhura me hapësirën investuan 17.1 miliardë dollarë në kapital sipërmarrës vitin e kaluar, që përbënin 3% të totalit të investimeve të kapitalit sipërmarrës global në 2021.
Add new comment