Amerikanët nuk janë këtu!

Postuar në 21 Janar, 2022 15:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po i përgjigjen boshllëkut strategjik që kanë krijuar në Mesdhe duke krijuar kështu kushtet për zhvillimin e realiteteve dhe ekuilibrave të reja.

Amerikanët nuk janë këtu

citohet të jetë shprehur rreth kësaj situate, një ndër ekspertët më të mirë izraelitë, Efraim Inbar.

Sipas tij, SHBA nën drejtimin e Joe Biden nuk ka një politikë të përcaktuar për rajonin dhe se madje administrata e tanishme amerikane ka gjasa të mos ketë as kapacitetet për të menduar në mënyrë strategjike. Në këto kushte, fuqitë lokale do të nxitojnë për të vendosur ekuilibra të reja e mes tyre spikasin Turqia, Rusia apo edhe Egjipti. Inbar vë në dukje sidomos Turqinë që sipas tij është fuqi revizioniste dhe po zhvillon kapacitete reale ushtarake, përfshirë ambiciet bërthamore. Pozicionimi amerikan në fazën e tanishme po interpretohet si ideologjik, diçka e çuditshme nëse merr në konsideratë faktin se Biden premtoi diplomaci aktive, madje agresive përkundrejt ndërhyrjeve ushtarake si opsion i përdorur gjerësisht deri më tani.

Kështu është komentuar gjerësisht zhvlerësimi që SHBA i ka bërë projektit të gazsjellësit të EastMed, për të cilin edhe Inbar, por edhe presidenti qipriot, Anastasiades shprehen se nuk cenon bashkëpunimin strategjik, Qipro-Izrael-Greqi. Megjithatë është e qartë se heqja e mbështetjes amerikane për një projekt të tillë, ndërkohë që vlerësohet e Turqia synon të bëhet ndër të tjera “një urë energjetike”, e lë jetime një aleancë të tillë që në thelb nuk ka numrat përkundrejt fuqive si Egjipti apo Turqia, aktualisht në rivalitet, por që herët apo vonë do të ulen në tryezë për të ndarë pjesën e tortës.

Comments

Submitted by Nertil (not verified) on

Nuk eshte krejt e vertete se "amerikanet nuk jane ketu". Per sa i takon dhe sa duan te jene aty jane. Persa i perket Eastmed, amerikanet dhane nje mbeshtetje per te jo se ishte fizibel ne ate kohe dhe i humbi tani, apo se ishte perputhshem me ambientin dhe doli tani jo ambientalist. Gjithcka ishte gjeopolitike, gjithcka ishte per ti thene Turqise qe nuk mund te besh te fortin. Pasi ishte Turqia qe pasi kishte nxjerre luftanijet, kundershtoi dhe Eastmed.
Izraelitet ka shume mundesi qe e prisnin disi nje terheqje amerikane. Ne rast te fundit do te kishin ngulur ndonje gozhde ne kete projekt. Po ashtu edhe Greket nuk kane shpenzuar asgje me shume se 2-3 takime dhe ca shkrime gazetash
Gjithcka dihej se Eastmed eshte nje projekt jo real, shume me i shtrenjte se mund te jete, jo kompaktibel me politikat ambientaliste, dhe cka eshte me kryesorja, cenon hapur interesat Turke ne rajon. Tani qe turqit po punojne me egjiptianet, me Abudabin dhe izraelitet, cila do te jete interesi amerikan per te perkrahur nje projekt si Eastmed?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.