Covid-19/ Nga prezervativët, te kateterët
Pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në industrinë e produkteve që kanë të bëjnë me seksin. Nëse pothuajse dy vjet mbyllje i orientuan njerëzit drejt indrustrisë porno dhe lodrave të seksit, mbyllja e shtëpive publike dhe hoteleve uli në mënyrë drastike kërkesën e tregut për profilaktikë.
Në një intervistë me Nikkei Asia, Goh Miah Kiat, drejtor menaxhues i Karex, gjigant i prodhimit të prezervativëve, mes të cilëve edhe Durex, shpjegoi se në dy vitet e fundit të pandemisë, përdorimi i produkteve të saj ka rënë me 40%. Kjo është reflektuar në rënien e të ardhurave vjetore, pasi për herë të parë grupi regjistroi një humbje neto prej rreth 240 000 dollarë amerikanë në vitin 2020. Humbjet do të kishin qenë akoma më të mëdha, por u frenuan për shkak të rritjes së kërkesës për produkte të tjera si lubrifikantët dhe kateterët.
Kërkesa është rritur edhe në sektorë të tjerë, si dorezat lateks, në të cilat kompania planifikon të fokusohet më shumë sesa te prezervativët. Megjithatë, rihapja ka filluar t’i tregojë efektet në shitjen e prezervativëve, e cila po ringrihet muajt e fundit. Grupi Karex, i cili e ka selinë në Malajzi, prodhon 5.5 miliardë prezervativë në vit dhe është i pranishëm në 140 vende.
Pothuajse dy vjet të kaluara në ambiente të mbyllura, teorikisht, mund të dukeshin si një nxitje e natyrshme për të shitur prezervativë dhe, në përgjithësi, për seks; megjithatë një studim i fundit i “Scientific American” tregon se në të gjitha vendet ku janë duke u zhvilluar kërkime mbi këtë temë, nga Japonia në Shtetet e Bashkuara, rënia e interesit për këtë temë është drastike dhe e prekshme. Ka më pak seks.
Goh e shpjegon kështu: në vendet më pak të pasura, ku shtëpitë janë përgjithësisht të vogla dhe të mbushura me njerëz, mungon lokacioni tipik dhe shumë popullor për seks: hotelet dhe motelet (ku është e mundur të ndryshohet partneri, pa rënë shumë në sy). Pra, "industria e seksit, e cila është normalisht një treg i madh për prezervativët, është zhdukur". Pa punonjëse seksi, këto mjete mbrojtëse u shitën shumë më pak. Për ndërkohë, është rritur kërkesa për doreza njëpërdorimshe rritet. Dhe oferta është përshtatur.
Add new comment