"Zgjohet" Kazakistani, Rusia ndërhyn për të shtypur protestat

Postuar në 07 Janar, 2022 12:06

Rusia ka dërguar trupa në Kazakistan, ku prej ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë. Moska e cilësuar këtë një mision paqeruajtës të kërkuar nga presidenti kazak, Kassym-Jomart Toakyev, i cili po përpiqet t’i shtypë protestat që vijojnë prej disa ditësh.

Një ditë pas mbërritjes së trupave ruse, presidenti i Kazakistanit autorizoi agjencitë e zbatimit të ligjit të hapin zjarr "pa paralajmërim" për t'u dhënë fund trazirave kaotike në vend.

"Kam dhënë urdhër për të qëlluar pa paralajmërim," tha Tokayev në një fjalim televiziv, duke shtuar se "terroristët vazhdojnë të dëmtojnë pronat dhe të përdorin armë kundër qytetarëve".

Ai hodhi poshtë çdo negociatë dhe premtoi të "eliminojë" ata që i përshkroi si "banditë të armatosur". Sipas tij, 20 000 persona janë angazhuar në qytetin e madh të Almatit me një "plan të qartë".

Fjalimi i tij erdhi disa orë pasi ai tha në një deklaratë se "rendi kushtetues është rivendosur kryesisht në të gjitha rajonet", duke shtuar se operacionet për rivendosjen e rendit dhe ligjit do të vazhdojnë "derisa militantët të shkatërrohen plotësisht".

Në kryeqytetin kazak, Almati, të enjten pasdite pati përplasje të ashpra të policisë me një grup prej 200 personash.

Ushtria ka dalë në rrugë, ndërsa krah saj janë parashutistët rusë të dërguar nga Moska. Ushtria rimori kontrollin e aeroportit kryesor, të pushtuar më parë nga protestuesit.

Kazakistani, vend prodhues i madh i naftës, në kufi me Rusinë dhe Kinën, ka qenë stabël për dekada të tëra. Por brenda vetëm pak ditësh, një protestë në shkallë të vogël që nisi në një rajon të largët u shndërrua në një revoltë kombëtare. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare dhe morën nën kontroll për një kohë të shkurtër aeroportin ndërkombëtar.

Protestat nisën në Kazakistanin perëndimor pasi qeveria hoqi çmimin tavan të karburantit.

Në vend aktualisht nuk komunikohet as me telefon dhe as nëpërmjet internetit.

Sipas qeverisë, "dhjetëra" protestues janë vrarë dhe më shumë se 2000 janë arrestuar, ndërsa të paktën 18 forca të sigurisë janë vrarë dhe 748 janë plagosur. Bandat kriminale thuhet se përfituan nga kaosi, duke kryer akte vandalizmi dhe plaçkitje në masë. Presidenti Tokayev i denoncoi protestuesit si "një bandë terroristësh ndërkombëtarë" dhe la të kuptohet se synon ta shtypë kryengritjen me forcë.

Kazakistani është shtet njëpartiak, që është dominuar që pas shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik nga Nursultan Nazarbayev, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Nazarbayev ia dorëzoi pushtetin Tokayevit në vitin 2019 në një tranzicion që e bëri ish-diktatorin "Udhëheqës të Kombit" dhe kryetar të Këshillit të Sigurimit, duke i dhënë kryeqytetit emrin e tij.

Shpresat se tranzicioni do të ofronte një hapje politike, do të rriste standardet e jetesës ose do të reformonte sistemin kleptokratik që ka lënë një pjesë të madhe të pasurisë në duart e një elite të vogël  janë venitur, analizon Bruce Pannier, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Azinë Qendrore.

Protestat që filluan në vitin 2019 mund të kishin vijuar, por pandemia i dha mundësinë qeverisë të ndalonte tubimet publike. Kjo shpjegon pse një shkëndijë e vogël u kthye në ferrin që shihet në rrugët e Kazakistanit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Titulli eshte fake news! Trupat ruse, ato dhjetra, jane per mbrojtjen e disa objekteve te shtetit te Kazakistanit dhe nuk perfshihen ne demostratat e rrugeve! Protestat per cmimin e naftes dhe kundra diktatorit moderat Tokajev jane per tu pershendetur, por titulli dhe lajmi me poshte nuk perputhen me realitetin! Duket ndonje kopim i lajmeve perendimore!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.