Rrjedhja e të dhënave, nën sekuestro serveri i AKSHI-t

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 18:03

Pas publikimit të databazës së dytë të pagave të mbi 637 mijë punonjësve të sektorit privat dhe shtetëror në Tiranë, Prokuroria ka vendosur nën sekuestro serverin e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit. Po ashtu, nën sekuestro është janë vënë edhe serverat e Drejtorisë së Tatimeve dhe ai i Institutit të Sigurimeve. Masa motivohet me përpjekjen për të penguar çdo ndërhyrje në server.

Një ditë më parë, rrjedhja e të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës e detyroi organin e akuzës të niste një hetim.

Sot, në një konferencë shtypi në krah të drejtoreshës së AKSHI-t, kryeministri Rama tha se të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë të sigurta, por në rastin konkret mund të mendohet për një inflitrim të brendshëm.

Kemi të bëjmë me një ndërhyrje që duhet hetuar, por nga analizat ngjan si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga ai i jashtëm i sulmeve kibernetike”.

Rama e krahasoi rastin me rrjedhjen e të dhënave të NSA-së në SHBA disa vite më parë, por nuk ngriti asnjë dyshim se në cilin nga institucionet mund të ketë operuar Snowden-i shqiptar.

Ndërkohë që Rama fliste, në rrjetet e komunikimit nisi të shpërndahej databaza e pagave të prillit 2021.

Kjo e detyroi organin e akuzës të vendosë sekuestron e përkohshme mbi serverat, e cila megjithatë, mund të mos jetë pengesë për publikimin e të tjera të dhënave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.