Ngrohja globale rrezikon "polin e tretë" të akullnajave

Postuar në 20 Dhjetor, 2021 17:17

Ngrohja globale ka përshpejtuar ritmin e shkrirjes së akullnajave në majën më të lartë të botës. Një studim i kryer së fundmi konkludon se akulli në Himalaja po shkrin me një ritëm të tillë që rrezikon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi.

"Gjetjet tona tregojnë qartë se akulli i Himalajave po shkrihet me një shpejtësi që është të paktën 10 herë më e lartë se norma mesatare gjatë shekujve të kaluar", tha në një deklaratë autori kryesor i studimit, Jonathan Carrivick nga Universiteti i Leeds. "Ky përshpejtim në shkallën e humbjeve është shfaqur vetëm brenda disa dekadave të fundit dhe përkon me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit."

Sipas përllogaritjeve në kuadër të këtij studimi, akullnajat e Himalajeve kanë humbur afërsisht 40% të sipërfaqes së tyre në disa qindra vitet e fundit.

Akullnajat janë një burim uji për rreth 250 milionë njerëz në male dhe 1.65 miliardë të tjerë që jetojnë në luginat e lumenjve më poshtë, sipas një raporti në 2019. Këta lumenj përfshijnë Gangun, Indin dhe Brahmaputrën.

Vargmalet e Himalajeve renditen në vend të tretë për nga sasia e akullit, pas Antarktidës dhe Arktikut.

Megjithëse malet e këtij vargmali janë dhjetëra miliona vjeçare, akullnajat e tyre janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës. Që nga vitet 1970, kur filloi ngrohja globale, këto masa të mëdha akulli janë holluar dhe tkurrur në mënyrë progresive.

Bashkautori i studimit Simon Cook i Universitetit të Dundee thotë se banorët e këtij rajoni po I shohin tashmë me sytë e tyre ndryshimet që shkojnë përtej çdo gjëje të dëshmuar me shekuj.

Ky hulumtim është vetëm konfirmimi i fundit se ato ndryshime po përshpejtohen dhe se ato do të kenë një ndikim të rëndësishëm në kombe dhe rajone të tëra”, tha Cook.

Studimi u publikua në Scientific Reports.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.