Presidenti bullgar: Heqim veton nëse Maqedonia e Veriut ndryshon Kushtetutën

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 14:03

Bullgaria do të vijojë të mbajë veton ndaj Maqedonisë së Veriut sa i takon hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Në një intervistë për Euractive, presidenti bullgar, Rumen Radev, e kushtëzon heqjen e vetos me ndryshime kushtetuese që duhen bërë nga ana e Maqedonisë së Veriut. Si arsye të vetos, Radev përmend mospërmbushjen e angazhimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në vitin 2017, në kuadër të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Këtë marrëveshje, Radev e krahason me Marrëveshjen e Prespës, për të cilën, sipas tij, Maqedonia e Veriut tregoi gatishmërinë për ta nënshkruar dhe implementuar në kohë rekord. Sipas tij, nga ana e palës maqedonase nuk duhet të mungojë vullneti për të miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat kërkojnë 2/3 e votave në Parlament.

Pjesë nga intervista

Shikoni pasojat e Brexit. Të gjitha çështjet që ka BE. Disa vende të BE nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës. Bullgaria ka kaluar një proces të dhimbshëm për t’u bërë pjesë e BE dhe në këtë kontekst nuk duhet të ketë vende të privilegjuara.

Jemi të motivuar t’i shohim vendet e Ballkanit Perëndimor anëtare të BE. Kemi marrëdhënie të veçanta me republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi më shumë se fqinj dhe vende mike. Njerëzit në të dy anët e kufirit janë të lidhur përmes historisë dhe kulturës.

Ka presion për Bullgarinë dhe veton ndaj Maqedonisë së Veriut?

Bullgarët e Maqedonisë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me të gjithë njerëzit që përmenden në Kushtetutën maqedonase. Ky trajtim i barabartë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, pra e bullgarëve maqedonas duhet të gjejë garanci në arkitekturën institucionale të atij vendit para se të hapet ajo derë. Kjo është çështje principesh, jo çështje negociatash.

Pra duhet të ndryshojnë kushtetutën?

E thatë vetë përgjigjen. Kemi dëgjuar shumë deklarata përgjatë 4 vjetëve që pasuan nënshkrimin e traktatit. Por pa rezultat. Pra tani duam të shohin rezultate të pakthyeshme dhe të qëndrueshme. Me vlerë ligjore.

Por kjo kërkon kohë!

Kjo nuk është çështje me kohë të përcaktuar, është proces që orientohet nga rezultatet. Dhe kohëzgjatja e procesit varet plotësisht nga kandidatura e vendit kandidat. Le të kujtojmë se atyre iu deshën më pak se 6 muaj për të implementuar Marrëveshjen e Prespës. Përfshirë procesin e ndryshimit të Kushtetutës. Madje i ndryshuam edhe emrin vendit. Vijmë te pyetja: pse duhet të jetë e vështirë të shtojnë një fjalë të vetme, bullgarë, në të njëjtin stad me shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit etj. Kjo është një nga faktorët për të hapur derën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.