Le Pen – Zemmour, drejt një “martese me shkuesi"?   

Postuar në 08 Dhjetor, 2021 17:06

Komenti i një mbështetësi në një nga takimet elektorale të Marine Le Pen i dha zë pyetjes që mund t’u ketë lindur shumë francezëve

“Sikur të martoheshe me Eric”, tha një mbështetës i esktremit të djathtë ndërsa liderja e Bashkimit Kombëtar takohej me votuesit e saj në qytetin Vesoul.

Le Pen vuri buzën në gaz me idenë e martesës me kandidatin tjetër të ekstremit të djathtë, Eric Zemmour.

Duket se ajo nuk e ka me qejf një “martesë” të tillë për qëllime elektorale, por sipas parashikimeve të Politico.eu, të dy bashkë do të merrnin një të tretën e elektoratit. Nëse nuk bashkohen, ata asgjësojnë shanset e njëri-tjetrit.

Situata bëhet akoma më e paqartë që pas hyrjes në garëtë Valerie Pecresse nga konservatorët e Les Republicains. Sondazhet i japin asaj të paktën 20%, duke e renditur të dytën pas Emmanuel Macron. Le Pen dhe Zemmour kanë përkatësisht nga 15 dhe 14%.

Por rivaliteti i egër mes dy figurave të ekstremit të djathtë rrezikon t’i djegë të dy.

'Sindikata' e ekstremit të djathtë

Një aleancë mes tyre do të kishte kuptim. Partia e Le Pen krenohet me mbështetjen mes klasave punëtore, të cilat ndihen të kërcënuara nga globalizimi. Zemmour tërheq votues të pasur që duan të mbrojnë shtetin kombëtar dhe vlerat e familjes kundër imigracionit.

Deri në vitin 2018, Le Pen dhe Zemmour po diskutonin një aleancë politike përpara zgjedhjeve evropiane, madje Le Pen i ofroi atij një vend në listën e kandidatëve. Por negociatat dështuan.

Pak para se të shpallte kandidaturën, Zemmour u pyet për mundësitë e një bashkimi të tillë, por dha një përgjigje ambigue. “Nuk do t’i shkoj prapa askujt", tha ai, por shtoi se "duhet një bashkim i madh për të mundur Macron".

Megjithatë, një aleat dhe mik i Zemmour thotë se një marrëveshje mund të arrihet midis dy raundeve të zgjedhjeve.

"Asnjëri nuk do të dorëzohet para zgjedhjeve, kështu që deri atëherë ata janë të ngecur në llogore përballë njëri-tjetrit," tha ai. Por "askush nuk mund të fitojë pa tjetrin."

Le Pen dhe Zemmour e dinë se votuesit e kundërshtarit janë në fund të fundit një shtresë e pashfrytëzuar mbështetjeje ndërsa zgjedhjet po afrohen.

Para se Zemmour të shpallte kandidaturën, në Marsejë ka pasur një takim me Lorrain de Saint Affrique, këshilltar i Jean-Marie Le Pen, babait të Marines.

Në prapaskenë, persona që kanë dijeni me zhvillimet e brendshme thonë se bisedimet vijojnë, pavarësisht se Le Pen dhe Zemmour nuk komunikojnë në mënyrë direkte.

Por ata që imagjinojnë të dërguar të stilit të OKB-së duke ndërtuar ura komunikimi, rasti konkret nuk mund të jetë më larg nga e vërteta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.