Deri sa njerëz mund të mbajë kjo Tokë?
Në një raport të "Klubit të Romës“ të vitit 2016 shkencëtarët Graeme Maxton (*1960) dhe Jørgen Randers (*1945) hodhën idenë e shpërblimit të grave perëndimore që nuk kishin sjellë në jetë asnjë, ose kishin lindur një ose dy fëmijë. Arsyeja e vetme ishte problemi i rritjes së numrit të popullsisë në botë të cilët e shihnin si një kërcënim serioz kundrejt natyrës, klimës dhe mirëqenies njerëzore.
Është me të vërtetë e pabesueshme që i njëjti problem është ngritur pothuaj para 200 vjetësh nga filozofi Thomas Malthus (1766-1834) me një mënyrë tematike të ngjashme me atë të ditëve të sotme. Malthus në kohën e tij shihte si një kërcënim për shoqërinë njerëzore rritjen e numrit të njerëzve mbi rruzull ,për shkak të mangësive ose mungesave në krijimin ose prodhimin e lëndëve ushqimore si nevojë jetese për njerëzimin. Për këtë arsye ai i mëshonte theksit se moslindja e fëmijëve do të ishte një detyrë imediate.
Por Malthus do të shkonte edhe më larg me teoritë e tij. Ai do t`i trajtonte luftërat dhe pandemitë si "zgjidhje të bekuara“ kundër rritjes eksplozive të njerëzimit mbi Tokë. Ndoshta, ndoshta ai linte për të dyshuar me idetë e tij, se më e mira e të mirave do të ishte një shuarje totale e njerëzimit mbi rruzullin tokësor, pozicion që bie kryekëput ndesh me pikëpamjet humaniste të kohës së djeshme dhe të sotme.
Marrë nga "Der Philosophie-Kalender 2021“ (Kalendari filozofik 2021) i datës 2 dhjetor 2021 me titull“ Wie viele Menschen verträgt die Erde“ (Deri sa njerëz mund të mbajë kjo Tokë?)
Përgatiti në shqip për "ResPublica“: Adrian Stefi
Add new comment