Origjina e SARS-CoV-2 “zhvendoset” sërish
Dy vjet nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët nuk kanë ende një përgjigje të qartë për origjinën e tij. Hulumtimi më i fundit është ai i Michael Worobey, i botuar më 18 nëntor në revistën “Science”, që tregon se opsioni i rrjedhjes nga laboratori është pothuajse i përjashtuar si origjina e pandemisë. Sipas studimit, virusi është përhapur pas një kërcimi natyror nga kafsha te njeriu.
Hulumtimi i tij, i kryer përgjatë disa muajsh me ndihmën e përkthyesve, identifikon një shitëse femër në tregun e lagësht Huanan pranë Vuhanit si rastin më të hershëm të njohur me COVID-19. Kina dhe OBSH kanë identifikuar një llogaritar 41-vjeçar nga Vuhani si pacienti 0.
Hulumtimi i ri zbuloi se mbikëqyrja kineze e sëmundjeve nuk identifikoi një rast të mëparshëm që "siguron prova të forta të origjinës së pandemisë nga tregu i kafshëve të gjalla", thuhet në artikullin e Worobey.
"E kam konsideruar shumë seriozisht idenë e rrjedhjes së laboratorit," tha Worobey në një intervistë me The Arizona Republic këtë javë. "Por ndërsa ndoqa provat, gjithçka më çoi larg nga kjo dhe në mënyrë vendimtare më drejtoi te origjina në tregun e lagësht".
Worobey është ekspert i sëmundjeve infektive dhe kreu i Departamentit të Ekologjisë dhe Biologjisë Evolucionare të Universitetit të Arizonës. Që prej publikimit të studimit, ai është vënë në qendër të një stuhie mediatike.
Add new comment