Eric Zemmour hyn në garën presidenciale të Francës
Gazetari francez i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, i shtohet listës së kandidatëve për presidencën franceze. I njohur për qëndrimi ekstrem kundër emigracionit, Zemmour ka dominuar kalendarin parazgjedhor me gjuhën e tij të ashpër dhe vëmendjen e jashtëzakonshme mediatike. Sulmet e tij të ashpra ndaj myslimanëve dhe emigrantëve e kanë bërë atë një figurë polarizuese, duke tërhequr mbështetje si nga e djathta tradicionale, ashtu edhe nga Bashkimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.
Zemmour është dënuar më parë për nxitje të urrejtjes dhe përballet me sfida ligjore. Ai do të jetë i ftuar në edicionin kryesor të lajmeve TF1 të martën në mbrëmje, një hap tradicional për kandidatët. Shumica e sondazheve, të cilave u referohet France 24, parashikojnë se Macron dhe Le Pen do të arrijnë në raundin e dytë të votimit prillin e ardhshëm, garë të cilën gjasat janë se do ta fitojë presidenti aktual.
Zemmour është krahasuar shpesh me Donald Trump për shkak të politikave të tij anti-establishment dhe aftësisë për të dhënë mesazhe të pakëndshme që bëhen virale.
Add new comment