Dodik: Nëse Perëndimi na vë sanksione, kemi Kinën dhe Rusinë
Lideri serb i Bosnjës sfidon sanksionet për të cilat e ka paralajmëruar Perëndimi, duke i kujtuar këtij të fundit se mund të gjejë aleatë te Rusia dhe Kina. I akuzuar së fundmi se mund të provokojë luftën në vendin e tij, Milorad Dodik, lë të kuptohet se së shpejti mund të ketë një takim me Putin.
“Nuk më zgjodhën për t’u treguar frikacak", thotë ai në një intervistë për “The Guardian”, duke shtuar se nuk do të pengohet nga thirrjet e Londrës, Uashingtonit, Berlinit dhe Brukselit.
Dodik, 62 vjeç, një figurë kyçe në politikën boshnjake për 30 vjet, dikur i preferuari i Perëndimit, këmbëngul se planet e tij nuk çojnë në fundin e Bosnje-Hercegovinës.
Por kur vjen puna te sanksionet dhe shkurtimet e fondeve të BE-së, ai thotë se nuk mund ta detyrojnë të pranojë ofertat e investimeve nga Kina.
“Kur shkoj te Putini nuk ka kërkesa. Ai thjesht thotë, ‘me çfarë mund të ndihmoj?’. Çfarëdo që kam diskutuar me të, e ka mbajtur gjithmonë fjalën. Nuk e di se mbi çfarë tjetër të bazoj besimin, nëse jo mbi këtë. Edhe Xi Jinping më thotë, "nëse ka diçka me të cilën mund të ndihmoj, jam këtu".
Deklarata e Dodik për tërheqjen e pjesës serbe të Bosnjë-Hercegovinës nga institucionet e nivelit shtetëror, si administrata e taksave, gjyqësori, agjencia e inteligjencës dhe madje edhe ushtria kombëtare, me qëllim krijimin e një force serbe, është dënuar gjerësisht javët e fundit.
Në një raport të OKB-së ky propozim shihet njësoj si ai për ndarjen e vendit dhe një rrezik për marrëveshjen e paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës civile, që mori 100 000 jetë pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Marrëveshja e Dejtonit krijoi një shtet, Bosnje-Hercegovinën, të përbërë nga dy entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës, e përbërë kryesisht nga myslimanë dhe kroatë boshnjakë, dhe Republika Serbe. Presidenca tre anëtarëshe e Bosnjës mbahet nga përfaqësues të këtyre tre grupeve kryesore etnike.
Comments
.........e po mire le ta
.........e po mire le ta shikojme nje here shqeto kete batuten tende humoristike Gospode.
Na beret shume kureshtare me premtimin qe nese s´do tiu mbeshtetin EU dhe USA atehere ju keni Rusine dhe Kinen.
OK le te themi se ne fantazine tuaj i keni vertet, por po ata cfare kane humbur apo do te fitojne tek ju ??? (pervec Problemeve pafund).
Add new comment