Kina nuk na pëlqen. Ta bojkotojmë!
Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar një fushatë diplomatike kundër Kinës ku nuk përjashtohet ideja e bojkotit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.
Biden e njoftoi fushatën pas një takimi me liderët e Kanadasë dhe Meksikës, që kanë rënë dakord në parim për nismën në fjalë.
Vendimi që duhet të konsiderojë ende edhe Kongresin, pason një takim virtual mes Biden dhe kreut kinez Xi Jinping, i cili zgjati 3 orë e gjysmë dhe ku u fol edhe për çështjet e të drejtave të njeriut dhe Tajvanin.
Duhet thënë se me Amerikën e sotme që e mësoi botën me parimin real të politikës së jashtme së saj që është ai kërbaçit për rivalët, pretendimet për të drejtat e njeriut janë vetëm një gjethe fiku për konkurencën e gjithanshme me Kinën.
Add new comment