Një nga kompjuterat e parë Apple del në ankand

Postuar në 09 Nëntor, 2021 14:21

Një nga kompjuterat e parë të krijuar nga Apple 45 vjet më parë del në ankand. Kompjuteri i krijuar nga themeluesit e kompanisë, Steve Jobs dhe Steve Wozniak, është ende funksional dhe vlerësohet të arrijë deri në 600 000 dollarë. I ashtuquajturi "Chaffey College" Apple-1 është një nga vetëm 200 kompjuterët e prodhuar nga Jobs dhe Wozniak në fillim të karrierës së tyre dhe u montua në një garazh.

Ajo që e bën edhe më të rrallë është fakti se kompjuteri është nga të paktët që është ndërtuar me dru koa.

Shtëpia e ankandeve John Moran Auctioneers, e cila organizon ankandin, thotë se pajisja, e cila vjen me një video monitor Panasonic të vitit 1986, ka pasur vetëm dy pronarë. I pari ishte një profesor i elektronikës në Kolegjin Chaffey në Rancho Cucamonga, Kaliforni, i cili - disa vjet pas blerjes në 1977 - ia shiti atë një studenti të tij.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.