Basha “vret” përfundimisht Berishën: Koha e tij ka mbaruar

Postuar në 07 Nëntor, 2021 18:28

Ashpërsohet “lufta” në PD. Foltorja e radhës e ish-kryetarit Berisha me të rinjtë e PD-së në Tiranë shënoi thellimin e përplasjes me ish-liderit historik të PD-së dhe kryetarit aktual. Në takimin e mbajtur me të rinjtë e FRPD-së në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve, Berisha u tregua më i ashpër se asnjëherë tjetër me pasuesin e tij në krye të selisë blu.

Lulzim Bashën e ka kapur një frikë e tmerrshme nga anëtarët e partisë. Nga ju është tmerrësisht i pashpresë. Ju sugjeroj ta ftoni në debat dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë sepse po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut e jo në Holandë. Në këtë përpjekje kërkon mbështetjen tuaj, që ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, respektin për votën e lirë, forumet në PD, të cilat kryetari i shkelmon. Të rivendosim pavarësinë e FRPD dhe Lidhjes së Gruas, që kanë pavarësinë e pacenueshme.

Berisha përsëriti se Basha është marrë peng nga Rama dhe “merr çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi”.

Një përgjigje me të njëjtat tone dhe në të njëjtën mënyrë nuk vonoi nga Basha. Në hyrje të selisë blu, ku mblodhi kryesinë e grupit parlamentar, Lulzim Basha tha se foltoret e Berishës janë zdërhallje që i japin oksigjen regjimit të Ramës. Basha theksoi se koha e paraardhësit të tij ka mbaruar dhe ai nuk mund ta përdorë partinë më për interesat e tij personale.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të edhe koha e mandateve të sajuara dhe përdorimit të forumeve për interesa personale. Askush nuk do ta kthejë PD në bunker për interesat personale të Sali Berishës. Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Sali Berisha me zdërhalljet e tij është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Jam i vendosur ta këpus këtë tub oksigjeni.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Basha thote:

"Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës"

Aspak, shqiptaret jane ne shumice ne afeksion me PS dhe nuk ka gje ne bote qe e ndryshon kete mentalitet.

"Sali Berisha me zdërhalljet e tij është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës"

Muhabet kot, kur je ngusht e nuk di cfare te thuash atehere thua pislleqe.

Basha eshte nje qyqar qylxhi, nuk ka perspektive, nuk i ben derman askush! As Yuri...

Submitted by Luani (not verified) on

Se Luli ne fakt per 8 vjet ja mori frymen Rames dhe tani gjeti tubin e oksigjenit Rama hahahahahaha... i thojne 3 mandate parlamentare ne opozite

Submitted by Luani (not verified) on

Pas çdo mandati qe ka marr Rama duke pasur kundershtare Bashen perballe eshte bere me i forte, dhe jo e kunderta, te jete dobesuar. Nuk po them se Berisha eshte lideri qe duhet te kete PD por Basha eshte vertetuar si njeri qe nuk bene per ate pune, ai ka deshtuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.