Një konferencë mbi të Ardhmen e Europës
Për dy ditë, më 22-23 tetor, Europa bëri diçka të cilën ndoshta e bën më mirë se çdo gjë tjetër: Foli. Për shtatë dekada, paqja, demokracia dhe progresi në të dikurshmin “Dark” dhe në çdo rast Kontinent të Vjetër, janë themeluar mbi aftësinë për të diskutuar dhe negociuar pa u lodhur dallimet reciproke. Le të kujtojmë për disa çaste për të vlerësuar plotësisht vlerën e debatit plularist dhe paqësor, jo vetëm në krahasim me variantin alternative(konfliktin, luftën), por gjithashtu si e vetmja mënyrë për të menaxhuar bashkëpunimin mes shteteve kombe dhe shoqërive të ndërvarura dhe të ndryshme.
Konferenca mbi Të Ardhmën e Europës(CoFoE) përfaqëson shumë më tepër sesa hapja e diskutimit pan-europian për qyetarët e saj. përgjatë verës së vitit 2022, qytetarët e Europës do të kenë mundësi të dërgojnë(përmes një platform pan-europian digjitale) ide, propozime dhe kritika të cilat do të ushqejnë rolin e institucioneve përfaqësuese që fuqizojnë mekanizmat e BE-së. krahas qeverive marrin pjesë në Këshillin e Europës, përfaqësuesit e shoqërive të shteteve që janë zgjedhur të ulen në Parlamentin Europian dhe Komisionin e caktuar nga qeveritë e zgjedhura, qytetarët e Europës, si parim i fundit për të gjithë ata, do të kontribuojnë me pikëpamjet e tyre për atë sesi BE-ja mund të bëjë punën e vet më mirë.
Konferenca është një sipërmarrje shumë e madhe dhe historike, një nismë e Presidentit Emmanuel Macron, që ka organizuar vetë një numër të madhe takimesh me qytetarë në mbarë Francën. Një një aktivitet I grupeve kombëtare dhe europiane, të zgjedhur si përfaqësues të diversitetit të BE-së ka dhënë rezultatet e para të disktutimeve të tyre në sesionin plenar të CoFoE.
Nuk është aspak e lehtë dhe ka dobësitë e veta. Pjesëmarrja deri më tani ka qenë e ulët. Dhe procesi ku propozimet do të vlerësohen nga institucionet e BE-së mbetet i paqartë. I gjithë ushtrimi ka defektet e veta, por po kështu është edhe demokracia. Kjo është ajo na u dha dhe duhet të punojmë me të.
Nën çështjet e përdorura për të strukturuar diskutimin përfshijnë disa nga problemet dhe dilemat më kritike që kanë të bëjnë me të ardhmen e Europës. A do të jetë e afë BE-ja të ndërmarrë nisma të guximshme fiskale, duke dërtuar mbi shembullin e precedentti të Fondit të Rimëkëmbjes dhe Stabilitetit për të financuar investimet e veta dhe mbështetur prioritete të tjera? A do të jetë e aftë të bëjë më shumë për kohezionin e saj të brendshëm dhe autonominë strategjike në kufijtë e vetë dhe në botë, t’i shërbejë më mirë interesave dhe vlerave të veta dhe të mbrojë qytetarët e vet më efektivisht – siç edhe duan kryesisht vendet e Europës Jugore? Apo do ta kufizojë veten në një bashkëpunim transnacional të pasigurtë, një treg të vetëm, por jashtë ambicive gjeopolitike – model i mbështetur kryesisht nga shtetet anëtare të Veriut? A do të ketë suksese BE-ja të gjurmojë parajsat fiskale dhe konkurencën e dëmshme të taksimit që e privon atë dhe shtetet anëtare nga burimet fiskale në kurriz të sipërmarjeve dhe punëtorëve produktivë?
Me fjalë të tjera, a do t’i shërbejë BE interesit publik të Europës, qytetarëve dhe shteteve anëtare? Përgjigja për sa më sipër do të varet mbi efektivitetin, fuqinë dhe legjitimitetin e Unionit. Dhe rezultati i kësaj konference do të jetë përaktues për të të trija.
Sipërmarrja e fundit e krahasueshme me këtë ishte Konventa Europaine e vitit 2002. Ajo çoi në prezantimin në vitin 2004 të një Kushtetute ambicioze Europiane, një Traktat Kushtetues për BE-në që u nxor nga axhenda si pasojë e rezultatet negative të referendumit në Francë dhe Hollandë vitin që pasoi, pra më 2005. Ky refuzim ishte kryesisht produkt i politikanëve nacionalistë, të vendosur për ta mbajtur BE-në të dobët dhe inefektive, por po ashtu e qytetarëve të papërgatitur të integronin synimin e tyre kombëtar në një horizont më të gjerë të një Europe më të fuqishme.
Situata është më pak dramatike tani, kushte kufiziuese nacionale që frenojnë ambicien politike europiane, por është po aq jetike që projekti të ketë sukses. Sot demokracitë janë nën kërcënim nga dizinformimi, injoranca, fanatizmi dhe helmi i demagogjive. Por ato janë po ashtu të kërcënuara nga tërheqja në zonën private, nga vetëkënaqësia dhe indiferenca e qytetarëve të moderuar dhe që mendojnë. Demokracitë e stabilizuara nuk rrezikohen nga tiranët që heqin qafe të drejtat e shumë e shumicës, por nga qytetarë që nuk marrin pjesë në çështjet civike.
Për të parafrazuar brutalisht Oscar Wilde, “Demokracia është shumë mirë, por për të duhen harxhuar shumë pasdite”. Janë të shumtë qytetarët e shteteve anëtare dhe të Unionit, të cilët Konferenca mbi të Ardhmen e Europës po përpqiet t’I mobilizojë për të mirën e të gjithëve. Edhe nëse do të duhen shumë pasdite.
Përkthimi: ResPublica
Burimi: Kathimerini
Add new comment